Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Si e Forcon Perëndia Besimin Tim?Shembull

Si e Forcon Perëndia Besimin Tim?

DITA 6 NGA 7

Pse Jam Në Rrugë Pa Krye?

Situata kthehet nga “e vështirë” “e pamundur”. "E pa shpresë, nuk ia vlen, nuk bëhet, nuk ke mundësi tjetër, kthehu."

Nëse je në këtë fazë, në këtë hap të ëndrrës tënde, urime. Urime sepse nuk je vetëm, ka edhe shumë të tjerë si ti. Madje edhe Pali, arriti në rrugë pa krye. Ai tha:“…u rënduam përtej fuqive tona, aq sa u dëshpëruam edhe për jetën vetë. Për më tepër ne kishim në veten tonë vendimin e vdekjes, që të mos besonim në veten tonë, por në Perëndinë që ringjalli të vdekurit.”

Nëse Perëndia ka mundësi të ringallë njerëzit nga ana fizike, Ai mund t'i ringjallë edhe nga ana emocionale. Ai mund të ringjallë një punë pa krye, një familje me probleme, një martesë me probleme. Nëse Perëndia mund të ringjallë të vdekurit, Ai mund të bëjë çdo gjë.

Në situatën e Abrahamit, Perëndia i tha: “Unë dua që ti të bëhesh ati i një kombi”, pastaj atij i duhet të presë deri në moshën 100 vjeç që të bëhej me fëmijë. Bibla thotë që ai kaloi nga situtat të vështira në situata të pamundura. Ai shikon veten, trupin e tij të plakur, dhe thotë: “Jo, s’ka mundësi!” Pastaj shikon gruan e tij, dhe i dyfishohet dyshim: “Jo, është tërësisht e pamundur.” Por, Sara ngeli shtatzënë dhe ata qeshën me të madhe për këtë gjë, prandaj djalit të tyre ia vunë emrin Isak që do të thotë “Qeshje, qesha”.

Ne e dimë që Sara nuk i besoi Perëndisë kur i thanë asaj që do të linte një fëmijë, sepse ajo qeshi. Nëse do t'i kishte besuar Perëndisë për të lindur në atë moshë që ishte ajo, nuk do të kishte qeshur por do të kishte qarë.

Perëndia shpesh i lë problemet të kthehen në vështirësi. Dishepujt vendosën që ta ndiqnin Jezusin. Ata menduan që Ai ishte Mesia, Shpëtimtari. Pas 3 vitesh, e panë që ua morën e kryqëzuan dhe Ai vdiq. Rrugë pa krye për dishepujt, për tre ditë ata ishin në një rrugë pa krye, rrinin brenda.

Kur je në këtë hap të ëndrrës tënde, në këtë fazë, ti fillon dhe pyet: “Çfarë po më ndodh Perëndi? A mos jam unë jashtë vullnetit Tënd? Jashtë planit Tënd? A mos nuk është kjo ëndërra Jote për jetën time? Mos e sajova unë vetë këtë gjë?”

Shembulli më i mirë për këtë është kur Moisiu po drejtonte Izraelitët për t'i nxjerrë nga Egjipiti. Kishin qenë skllevër në Egjipt për 400 vjet. Më në fund Faraoni, pas 10 fatkeqësish, tha:“Ikni, largohuni përgjithmonë nga vendi im.” Ata ikën, por një ditë më vonë Faraoni ndryshoi mendje dhe filloi t'i ndiqte nga pas. Ata ishin tek Deti i Kuq; në të dyja anët kishte male, armiku nga mbrapa gati për t'i vrarë. Ishin në pikë të hallit, nuk kishte pikë shansi për të shpëtuar të gjallë. Shumë njerëz do të jenë ankuar “Pse nuk ndenjëm në Egjipt?!”,“Ishim më mirë atje, tani do të vdesim këtu para detit të Kuq.”

Ka njerëz që më mirë preferojnë të rrinë në pranga, sesa të rrezikojnë. Më mirë rrinë në një situatë që e dinë që nuk është vullneti i Perëndisë, sesa të rrezikojnë dhe pastaj do t’u duhet të varen tek besimi i tyre, tek Perëndia. Të rrezikojnë të jenë të lirë, t’u krijohet mundësi e re, të rrezikojnë të merren me problemin.

Është interesate sepse vendi ku ishin ata në atë moment, në atë rrugën pa krye, quhej Baal-Tsefon. Që do të thotë,“ thesari i fshehur i Perëndisë.” Ata ishin tamam në vendin ku duhet të ishin. Nëse në këtë moment mendon që ti dhe ëndrra jote jeni në një rrugë pa krye, ti je ekzaktësisht aty ku do Perëndia që të jesh. Perëndia e di se ku je ti, Ai po të shikon. Ai e di numrin e fijeve të flokëve që ke në kokë. Ai ka lejuar që ti të jesh në atë rrugë pa krye me një qëllim.“Rrugët pa krye janë pjesë e planit të Perëndisë për ty.”

Ti ke për të patur shumë rrugë të tilla në jetë. Por kujtohu, ky është hapi i 5, faza e pestë. Cili është reagimi, qëndrimi më i mirë kur je në një rrugë pa krye?

Ki pritje. Ki pritje pozitive, pritje të mira që Perëndia do të drejtojë ty në hapin e 6 dhe të fundit të këtij plani leximi!

Dita 5Dita 7

Rreth këtij plani

Si e Forcon Perëndia Besimin Tim?

Çfarë e bën jetën të jetë një aventurë e madhe? A do të doje të jetoje një aventurë? A do të doje të kishe më shumë besim tek Perëndia? Besimin që "i bën gjërat e pamundura, të mundura"? A do të zbulosh planin që Perëndia ka për ty? Lexo planin për të forcuar besimin, për të zbuluar qëllimin e Tij, dhe për të nisur aventurën e jetës tënde!

More

Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://icf.al