Si e Forcon Perëndia Besimin Tim?Shembull
Cila Është Ëndrra E Perëndisë Për Jetën Time?
Perëndia gjithmonë e fillon me një ëndërr. Nuk ka për të ndodhur asgjë derisa dikush të fillojë të ëndërrojë. Ti ndoshta ke një ide, një vizion, një qëllim, synim, një ambicie, sepse ti - ashtu si secili prej nesh, do ta fiksosh vëmendjen tek diçka.
Kur Perëndia do që të punojë në jetën tënde, Ai gjithmonë do të japë ty një ëndërr—në lidhje me jetën tënde, në lidhje me atë që Ai do që të bësh, në lidhje me ndikimin që Ai do që të sjellësh në këtë qytet dhe vend.
Ka shumë shembuj në Bibël në lidhje me ëndrrat e ndryshme; vizionet që Perëndia u dha personave të ndryshëm.
- Perëndia i dha Noeut ëndrrën për të ndërtuar një arkë.
- Perëndia i dha Abrahamit ëndrrën që të bëhej babai i një kombi të madh.
- Perëndia i dha Jozefit ëndrrën që ai do të ishte si një urë që do të shpëtonte njerëzit e familjes së tij.
- Perëndia i dha Nehemias ëndrrën për të ndërtuar një mur rreth Jeruzalemit.
- Perëndia i dha Davidit ëndrrën për të ndërtuar një tempull.
Nuk ka për të ndodhur asgjë derisa të fillosh të ëndërrosh!
Por, nga ta kuptosh që një ëndërr është nga Perëndia dhe nuk është një dëshirë e momentit? Ndoshta kjo është ajo që po mendon tani: “Nga ta di unë që Perëndia që po më flet mua, dhe nuk është nënvetëdija ime? Kush po ma sjell këtë gjë në jetën time?”
"...Perëndia, me anë të fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë (shumë më shumë sesa ne do të guxonim t’i kërkonim apo të ëndërronim, pa masë, përtej lutjeve tona, dëshirave, mendimeve apo shpresave tona.)” (Efesianëve 3:20)
Ëndrra që të jep Perëndia do të kërkojë besim. Nëse është ëndërr që vjen nga Perëndia, do të jetë aq e madhe, saqë ti vetë nuk e realizon dot. Nëse arrin ta realizosh vetë nuk do të kesh nevojë për besim, dhe nëse nuk ke nevojë për besim për të arritur diçka, ti nuk po i sjell kënaqësi Perëndisë. Bibla thotë: “Nëse diçka nuk bëhet me besim është mëkat.”
Perëndia fillon duke të të dhënë ty një ëndërr. Ai ka qenë duke të të folur, ti thjesht nuk e ke kapur. Ajo ëndrra, ajo ideja, ai koncepti, ajo gjëja që do t'i sillte përfitime njerëzve të tjerë—nga mendon se erdhi? Të ka ardhur nga Perëndia!
Dëshira e Perëndisë me vullnetin e Tij nuk bien në kundërshtim. Ai nuk do të japë ty një ëndërr të tillë: “shko bëj këtë gjë, që të bëhesh dikush dhe më i famshëm se të gjithë, aktor filmash, shko në Hollywood fare”. Nuk është ëndërr nga Perëndia nëse ka të bëjë vetëm me ty, dhe nëse personi i vetëm që përfiton je ti. Vullneti i Perëndisë nuk bie në kundërshtim me Fjalën e Perëndisë, janë të lidhura të dyja bashkë.
Merr pak kohë për t'u lutur, për të medituar dhe për të kuptuar më qartë atë që Perëndia ka për ty; për të kuptuar ëndrrën e madhe që vjen prej Tij. Nëse Perëndia nuk ta ka zbuluar akoma kërkoji Atij: "Perëndi, unë nuk e di kush është plani dhe vizioni që Ti ke për jetën time, Jezus ma zbulo dhe unë jam gati të të ndjek, më drejto dhe unë nuk do të shmangem as në të majtë as në të djathtë, por do të ndjek Ty kudo që t'më drejtosh. Perëndi unë besoj në Ty, forco mosbesimin tim. Në emrin Jezus unë dorëzohem, kërkoj dhe lutem, Amen."
Rreth këtij plani
Çfarë e bën jetën të jetë një aventurë e madhe? A do të doje të jetoje një aventurë? A do të doje të kishe më shumë besim tek Perëndia? Besimin që "i bën gjërat e pamundura, të mundura"? A do të zbulosh planin që Perëndia ka për ty? Lexo planin për të forcuar besimin, për të zbuluar qëllimin e Tij, dhe për të nisur aventurën e jetës tënde!
More
Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://icf.al