Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Si e Forcon Perëndia Besimin Tim?Shembull

Si e Forcon Perëndia Besimin Tim?

DITA 4 NGA 7

Pse Po Vonon Kaq Shumë?

Jeta është e mbushur plot me pyetje të papërgjigjura. Unë po mendoja këto ditë, se çfarë do të doja ta pyesja Perëndinë, kur ta takoja në qiell?! Por, më e paqartë për mua është; “Përse Ai nuk i përgjigjet lutjeve menjëherë? Përse pret? Nëse Ai i dëgjon lutjet në momentin që thuhen dhe ka fuqinë për të bërë çdo gjë, përse Ai e vonon përgjigjen?”

Perëndia nuk do ta plotësojë ëndrrën tënde menjëherë. Ai nuk ka premtuar që, nëse ta jep ëndrrën sot, nesër ka për t’u realizuar. Asnjëherë nuk matet me kohë fikse, sepse gjithmonë ka një moment, një kohë vonese, një kohë pritje.

(Habakuku 2:3a) Perëndia tha: "Sepse vegimi (vizioni, ëndrra)është për një kohë të caktuar, por në fund ai do të flasë dhe nuk do të gënjejë; nëse vonon, prite, sepse me siguri do të vijë dhe nuk do të vonojë.”

Në hapin 3, ti fillon dhe bën pyetjen“Kur? Kur o Zot? Kur do t’i përgjigjesh lutjes sime?” Njerëzit në përgjithësi nuk e pëlqejnë “pritjen”. Nuk na pëlqen të presim në kafene apo restorant, apo kur jemi në trafik; mezi presim semaforin të bëhet jeshil.

Ajo që e kemi më shumë inat, është kur na duhet të presim Perëndinë për diçka. A ke qenë me nxitim për diçka dhe duket sikur Perëndia e ka marrë shtruar? Kjo gjë të acaron ty, por jo Perëndinë! Ai do që të punojë tek ti, përpara se të fillojë të punojë tek ai projekt, tek ajo ëndërr.

Çdo besimtari përgjatë gjithë historisë, i është dashur të shkojë në “Universitetin e Pritjes”, për mësuar “Si të presë”. Disa nga ju akoma nuk jeni diplomuar nga ky universitet.

  • Noeu priti 120 vjet që të realizohej ëndrra që i dha Perëndia, nga momentin që filloi të ndërtonte arkën, e deri kur filloi shiu; 120 vjet.
  • Abrahamit iu tha kur ishte 75 vjeç, që do të bëhej baba i një kombi të madh dhe deri kur u bë 99 vjeç nuk pati asnjë fëmijë.
  • Perëndia i tha Moisiut që ai do të ishte drejtuesi me të cilin Perëndia do t'i çlironte njerëzit e Tij nga skllavëria 400 vjeçare, dhe Perëndia e la Moisiun të priste 40 vjet.
  • Jozefi kaloi disa vite në burg përpara se Perëndia ta ngrinte lart dhe e bëri kryeministrin e një shteti, ashtu siç deshi Perëndia.
  • Perëndia vajosi Davidin si mbret dhe atij iu desh të priste disa vite derisa të fillonte të mbretëronte si mbret.
  • Madje kur Jezusi erdhi në tokë si Mesia, si Shpëtimtari i botës Ai priti 30 vjet në shtëpinë e një zdrukthëtari.

Të gjithë duhet kalojmë në këto periudhat e pritjes. Por përse të presim?

Pritja na mëson që të kemi besim tek Perëndia. Ne mësojmë që koha e Perëndisë është perfekte. Një gjë që kurrë nuk duhet harruar është që Perëndia thotë: “vonesat kurrë nuk e ndalojnë qëllimin Tim. Vonesa nuk është harresë, fëmijët duhet të mësojnë ndryshim e <Jo-së> dhe <Jo akoma>". Është ndryshim i madh apo jo?

Shumë herë Perëndia të thotë ty:“Akoma jo". Ndërkohë që, ti mendon që Perëndia po të thotë:“JO.”

Vonesa nuk është harresë, vonesa nuk e shkatërron kurrë qëllimin e Perëndisë për jetën tënde. Reagimi normal në këto raste është dyshimi. Fillon dhe dyshon - “Ndoshta nuk ishte ky vizioni, ëndrra e Perëndisë për mua, ndoshta ishte ideja ime.”

Kjo kohë pritje e tregon besimin tënd. Pastaj, ti fillon të lëvizësh nga koha e vonesës për tek hapi i katërt - hapi i plotësimit të ëndrrës tënde.

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Si e Forcon Perëndia Besimin Tim?

Çfarë e bën jetën të jetë një aventurë e madhe? A do të doje të jetoje një aventurë? A do të doje të kishe më shumë besim tek Perëndia? Besimin që "i bën gjërat e pamundura, të mundura"? A do të zbulosh planin që Perëndia ka për ty? Lexo planin për të forcuar besimin, për të zbuluar qëllimin e Tij, dhe për të nisur aventurën e jetës tënde!

More

Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://icf.al