Si e Forcon Perëndia Besimin Tim?Shembull
Si E Realizoj Ëndrrën Time?
Asaj ëndrre nuk ka për t'i ndodhur asgjë derisa, të zgjohesh dhe të fillosh të veprosh. Ti je ai që do ta realizosh. Duhet të vendosësh:“A do të jepem pas kësaj apo jo? ”Një anketë zbuloi se, ndër dhjetë persona, vetëm njëri prej tyre vendos për ta realizuar ëndrrën. Shumë njerëz kanë ëndrra por ata kurrë nuk e kalojnë Hapin Dy—Nuk vendosin për ta realizuar.
Si e realizon ëndrrën tënde? Duke marrë vendime të mençura!
Neve na pëlqejnë personat që i marrin vendimet shpejt. Ne mendojmë se ata persona që i marrin vendimet shpejt, janë të zgjuar. Por, shpejtësia e marrjes së një vendimi nuk është gjithmonë gjëja më e rëndësishme. Është më e lehtë të marrësh një vendim të shpejtë, sesa të marrësh një vendim të mirë. Nuk është ndonjë gjë e madhe të marrësh një vendim të shpejtë, por duhet goxha urtësi nga Zoti të jesh në gjendje të marrësh vendimin e duhur.
Bibla flet shumë për marrjen e vendimeve, më poshtë ke gjashtë hapa sesi të marrësh vendime të mençura:
1. Lutu Për Udhëzim Nga Perëndia
Para se të bësh diçka, kërkoi Perëndisë se cila është perspektiva e Tij në lidhje me atë gjë. Ne të gjithë krijojmë përshtypjet tona në lidhje me diçka—por përshtypjet janë vetëm përshtypje. Ato nuk vijnë nga Perëndia, por vijnë nga mënyra sesi ndjehesh për momentin, ose atë ditë. Të duhet diçka më shumë se intuita, më shumë sesa:“Unë mendoj që do të veproj kështu...” Ty të duhet e vërteta absolute, në të cilën duhet ta bazosh vendimin tënd. Ty të duhet udhëzimi i Perëndisë. Pyete Veten:“Çfarë do Perëndia nga unë?” dhe jo “çfarë dua unë nga vetja ime”?
2. Mblidh Fakte
Besimi dhe faktet nuk e kundërshtojnë njëri-tjetrin, gjej çdo informacion që të duhet, para se të marrësh një vendim."Çdo njeri i matur vepron me dituri.” (Fjalët e Urta 13:16)
Mblidh çdo fakt që ke mundësi të gjesh. Fakte nga jeta; 90% e të gjitha bizneseve të reja dështojnë brenda vitit të parë. Pse? Sepse janë të bazuar në atë që po e quaj, entuziazëm i paedukuar. Ata kanë një ide fantastike, por nuk kalojnë kohë të mbledhin informacion në lidhje me idetë e tyre. Pyete Veten: “Çfarë duhet të di para se ta marr këtë vendim?”- thamë çfarëdolloj vendimi qoftë.
3. Pyet Të Tjerë Për Këshilla
Bisedo me dikë që ka marrë të njëjtin vendim, bisedo me shokë/shoqe që i njohin dobësitë e tua, kërko këshilla, "...Në numrin e madh të këshilltarëve është fitorja.” (Fjalët e Urta 24:6) Është gjë e mirë të mësosh nga përvoja, por është mençuri të mësosh nga përvojat e të tjerëve. Kërko këshilla. Mëso të kërkosh këshilla.
Problemi është se, ne më shumë duam që të dukemi të mençur sesa të jemi të mençur. Ne mendojmë që po të pyesësh të tjerët do të duket më shumë budallallëku ynë. Bibla thotë që njerëzit e mençur, kërkojnë këshillën e dikujt tjetër. Nëse ti nuk kërkon dot këshillën e dikujt, ti ke probleme me‘ egon’. Bibla thotë:“Njerëzit arrogantë, janë budallenj. ”Janë budallenj sepse nuk duan të mësojnë. Nëse ti nuk je i mësueshëm, nuk ke për të patur sukses në jetë. Pyete veten:“A e kam të lehtë apo të vështirë të kërkoj këshillën e dikujt?”
4. Llogarit Cmimin
Çdo vendim që merr e ka një çmim, një etiketë. Madje, dhe ato vendimet e vogla që të duken shumë të vogla. Sa herë që harxhon qoftë edhe një minutë ndaj diçkaje, ti po harxhon një pjesë të jetës tënde në atë gjë. Gjithmonë je duke investuar diku.
"Është një kurth për njeriun të marrë një zotim (vendim) pa u matur mirë dhe mbasi ta ketë marrë, të mendohet.” (Fjalët e Urta 20:25) Do të biesh në kurth nëse merr një vendim pa e menduar mirë, apo të marrësh një përkushtim pa e marrë në konsideratë çimimin e atij përkushtimi. Nëse dikush të shtyn, të bën presion për të vendsur për diçka, mos u ndiko. E rëndësishme është të marrësh vendimin e duhur, dhe jo një vendim të shpejtë. Jezusi tha: "asnjë njeri nuk ndërton një shtëpi, pa u ulur më parë të llogarisë sesa do ti kushtojë." Pyete Veten: “A ia vlen?”
5. Ji Gati Për Problemet Që Do Të Dalin
Njeriu i mençur e kupton që pas çdo vendimi që merr, kanë për të dalë probleme dhe përgatitet për to. Nëse do t’i injorosh problemet, ato nuk do të injorojnë ty. Problemet janë të pashmangshme, ato janë pjesë e jetës. I mençuri përgatitet për to. Pyete Veten:“Në këtë vendim që po marr unë, çfarë mund të shkojë keq? Nëse diçka shkon keq, çfarë ka për të ndodhur?”
6. Përballu Me Frikërat
Frika është rrënja e çdo vendimi të paqëndrueshëm. Është frika që mund të gabosh, që ty s’do të eci, që do të dështosh, që do të vij turp nga vetja! A është frika ajo që të pengon, se ti s’duhet ta marrësh atë përkushtim sepse nuk e mban dot? Ne nuk duam ta pranojmë që kemi frikë, kështu që nxjerrim justifikime. Moisiu i tha Zotit: “Unë nuk flas dot, më mbahet goja.” Gideoni tha: “Unë jam më i riu i shtëpisë time.” Abrahami tha: “Unë jam shumë i vjetër.” Cili është justifikimi yt? Nëse akoma nuk ia ke dorëzuar jetën totalisht Jezusit, çfarë frike ke? Nëse nuk je pagëzuar, çfarë frike ke?
Frika po të mban larg vendimit që Perëndia po të nxit të marrësh, mjaft u justifikove, vendos. Bëj atë që kërkon Perëndia nga ty. Kush pret për kushte të përsosura, nuk ka për të bërë asgjë!
Rreth këtij plani
Çfarë e bën jetën të jetë një aventurë e madhe? A do të doje të jetoje një aventurë? A do të doje të kishe më shumë besim tek Perëndia? Besimin që "i bën gjërat e pamundura, të mundura"? A do të zbulosh planin që Perëndia ka për ty? Lexo planin për të forcuar besimin, për të zbuluar qëllimin e Tij, dhe për të nisur aventurën e jetës tënde!
More
Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://icf.al