Le të lexojmë BiblënShembull

Veprat e Apostujve 13:8
por Elimasi, magjistari (sepse kështu përkthehet emri i tij) u kundërshtoi, duke kërkuar ta largojë prokonsullin nga besimi.
Elimasi
Gjithashtu ishte një njeri tjetër që i dëgjonte fjalët e Saulit. Ai quhej Elimas. Ai ishte magjistar. I zemëruar, ai mendonte se këta dy burra duhej të heshtnin. Ai nuk dëshironte që prokonsulli t’i dëgjonte. Sauli vështroi drejt Elimasit. “Elimas, ti je një fëmijë i djallit”, tha ai. “Ti u tregon njerëzve gjëra që nuk janë të vërteta. Ti lufton kundër Perëndisë. Pse vazhdon të veprosh kështu? Perëndia do të të dënojë. Ti do të jesh i verbër!” Dhe kështu ndodhi. Menjëherë Elimasi u verbua. Prokonsulli pa se çfarë ndodhi. Ai ishte i sigurt se Sauli dhe Barnaba kishin të drejtë. Ai besoi në Fjalën e Perëndisë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al