Le të lexojmë BiblënShembull
Veprat e Apostujve 16:26
Por befas u bë një tërmet i madh, saqë u tundën themelet e burgut; dhe menjëherë u hapën të gjitha dyert dhe të gjithëve iu zgjidhën prangat.
Të lirë!
Pali dhe Sila ndodheshin në burg. Ata ishin të lidhur. Megjithatë ata nuk ishin të frikësuar apo të trishtuar. Ata këndonin dhe luteshin. Ata mendonin për Perëndinë. Pali dhe Sila e dinin që Perëndia i shihte dhe i dëgjonte. Më pas, papritmas, toka u drodh. Ishte tërmet. Dyert e burgut u hapën vetë. Këmbët e Palit dhe Silës nuk ishin më të lidhura. Të burgosurit mund të dilnin jashtë. Roja i burgut kishte frikë! A kishin ikur të gjithë të burgosurit e tij? Nëse po, ai do të ndëshkohej. Ai ishte aq i frikësuar. Ai nxori shpatën e tij dhe donte të vriste veten. Por për fat të mirë Perëndia është në kontroll. Ai kujdesej që kjo të mos ndodhte.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al