Le të lexojmë BiblënShembull
Veprat e Apostujve 16:23
Dhe si i rrahën me shumë goditje, i futën në burg duke urdhëruar rojtarin e burgut t’i ruajë me kujdes.
Në burg
Pali vazhdonte të ishte në Filipi. Ai fliste rreth Perëndisë. Shumë njerëz dëshironin ta dëgjonin atë. Por kishte edhe armiq të Perëndisë në Filipi. Ata nuk donin të dëgjonin fjalët e Palit. Ata ishin të zemëruar. Ushtarët po vinin. Ata kapën Palin dhe Silën dhe grisën rrobat e tyre. Madje i fshikulluan edhe me kamxhik. Më pas i futën në burg. Roja i burgut duhej t'i ruante me kujdes. Këmbët e Palit dhe Silas ishin të mbërthyera në një tra druri në mënyrë që ata të mos ecnin dot. Çfarë do të ndodhte tani? Ata erdhën në Filipi për t'u treguar njerëzve për Perëndinë!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al