Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 354 NGA 364

Veprat e Apostujve 16:14

Dhe një grua, me emër Lidia, që ishte tregtare të purpurtash, nga qyteti i Tiatirës dhe që e adhuronte Perëndinë, po dëgjonte. Dhe Zoti ia hapi zemrën për të dëgjuar ato që thoshte Pali.

Lidia

Pali kaloi detin. Perëndia i kishte treguar rrugën. Ai shkoi në qytetin e Filipisë. Ata do të qëndronin atje për disa ditë. Pastaj erdhi dita e Shabatit. Kjo ishte dita e pushimit. Pali dëshironte shumë t'u tregonte njerëzve për Perëndinë, por në Filipi nuk kishte kishë. Pali nisi të ecte. Ai u afrua pranë bregut të një lumi. Disa gra po qëndronin aty. Ata kishin gjetur një vend të qetë për t'u lutur së bashku. Pali shkoi dhe u ul me ta. Ai u tregoi atyre për Perëndinë. Ata dëgjonin në heshtje dhe plot nderim. Sidomos një grua, Lidia. Pastaj ndodhi një mrekulli. Ajo i besoi fjalëve të Perëndisë. Lidia me të vërtetë e donte Zotin.

Shkrimet e Shenjta

Dita 353Dita 355

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al