Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 358 NGA 364

Mateu 25:2

Por pesë nga ato ishin të mençura dhe pesë budallaçka.

Drita

A keni qenë ndonjëherë në një dasmë? Të gjithë janë të gëzuar dhe duken bukur. Në dasmë janë të ftuar shumë të afërm dhe miq. Jezusi tregoi një shëmbëlltyrë, një histori. Ai dëshiron t'u mësojë njerëzve diçka. Është një shëmbëlltyrë për dhjetë vajza që gjithashtu shkojnë në një dasmë. Dhjetë vajzat shkuan për të takuar dhëndrin. Në fakt atyre u ishte lejuar të bashkoheshin me të ftuarit e tjerë të dasmës për të shkuar në sallën ku do të zhvillohej dasma. Ato kishin me vete llamba me vaj. Llambat i ndihmonin që të gjenin rrugën. Bibla është si llamba që të tregon rrugën. Rrugën drejt Perëndisë për në parajsë. Pesë nga dhjetë vajzat kishin marrë vaj shtesë me vete. Ato ishin vajza të mençura, të zgjuara. Të tjerat nuk kishin menduar për vaj shtesë. Ishin vajza budallaqe, të pamenda.

Shkrimet e Shenjta

Dita 357Dita 359

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al