Le të lexojmë BiblënShembull
Mateu 25:13
Rrini zgjuar, pra, sepse nuk e dini as ditën as orën në të cilën vjen Biri i njeriut».
Ai po vjen!
Jezusi jeton në parajsë. Por Ai nuk do të qëndrojë gjithmonë atje. Një ditë Ai do të kthehet në këtë botë. Askush nuk e di se kur do të ndodhë kjo. Mund të ndodhë nesër, por gjithashtu mund të mos ndodhë për një kohë shumë të gjatë. Jezusi është si dhëndri. Në shëmbëlltyrë, dhëndri qëndroi larg për një kohë të gjatë. Vajzat nuk e dinin sa do të zgjaste. Ato ranë në gjumë. Ato nuk menduan më për ardhjen e tij. Por ... papritur ai erdhi. Po kështu dhe Jezusi do të kthehet përsëri mbi re. Ne gjithashtu duhet të mendojmë për këtë. Vajzat kishin nevojë për një llambë që digjej. Ty të duhet një zemër e re. Një zemër që pendohet për mëkatin dhe që e do Jezusin. Ti mund t’i lutesh çdo ditë Perëndisë për këtë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al