Le të lexojmë BiblënShembull
Veprat e Apostujve 16:30, 31
pastaj i priu jashtë dhe tha: «Zotërinj, ç’duhet të bëj unë që të shpëtohem?». Dhe ata i thanë: «Beso në Zotin Jezu Krisht dhe do të shpëtohesh ti dhe shtëpia jote».
E shtunë: “Ç’duhet të bëj?”
Pali dhe Sila nuk ishin larguar. Ata ishin ende në burg. Roja i burgut dëgjoi Palin teksa i tha: “Mos e dëmto veten! Jemi të gjithë ende këtu!” Rojtari dridhej nga frika. Ai mendonte: “Pali dhe Sila nuk janë njerëz të këqij. Ata nuk kanë bërë asgjë të keqe. Unë vetë kam bërë keq.” Ai ra në gjunjë para Palit. Ai gjithashtu dëshironte t'i shërbente Perëndisë. Ai i pyeti: “Çfarë duhet të bëj që të shpëtohem?” Pali i tha: “Beso tek Jezusi. Atëherë do të jeni të lumtur, ti dhe të gjithë njerëzit që janë në shtëpinë tënde.”
Mendo rreth kësaj...
Kur të jesh duke lexuar Biblën ose këtë ditar, mund ta pyesësh veten; Si mund ta njoh Perëndinë? Në fakt ti do të bësh kështu të njëjtën pyetje si rojtari i burgut; “Çfarë duhet të bëj që të shpëtohem?”. Pali tha: “Beso në Jezus Krishtin dhe do të shpëtohesh!”
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al