Le të lexojmë BiblënShembull

Veprat e Apostujve 13:2
Dhe, ndërsa po kryenin shërbesën e Zotit dhe agjëronin, Fryma e Shenjtë tha: «M’i ndani veç Barnaban dhe Saulin për veprën për të cilën i kam thirrur».
Në udhëtim
Sauli kishte shumë gjëra për të bërë tani. Ai duhej të shkonte dhe të fliste për Jezusin anembanë vendit. Njerëzit luteshin që Perëndia ta ndihmonte Saulin. Por ai nuk kishte pse ta bënte këtë i vetëm. Perëndia i dha Saulit njerëz që do ta ndihmonin në rrugëtimet e tij. Në fillim e shoqëronte Barnaba. Ata shkuan në Qipro. Atje donin t'u tregonin njerëzve për Perëndinë. Prokonsulli i ishullit, dëgjoi se dy burra kishin ardhur. Menjëherë ai dërgoi njerëz që t’i thërrisnin. Ai dëshironte shumë që të dëgjonte Fjalën e Perëndisë. Sauli dhe Barnaba shkuan tek ai. Ata i treguan prokonsullit për Perëndinë. Ai i dëgjoi ata me kujdes.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al