Le të lexojmë BiblënShembull

Veprat e Apostujve 9:20
Dhe filloi menjëherë të predikojë Krishtin në sinagoga se ai është Biri i Perëndisë.
Shërbëtor i Perëndisë
Tani Sauli ishte bërë një shërbëtor i Zotit. Në fillim ai donte t’i burgoste ata që besonin në Jezusin. Tani ai ishte vetë një prej tyre. Ai fliste për Perëndinë kudo. Njerëzit që e dëgjonin habiteshin. Ata i thonin njëri-tjetrit: “A është ky Sauli? A nuk kishte ardhur ai të na kapte dhe të na çonte në Jerusalem?”. Ata vështirë se mund të kishin besim në Të. Megjithatë kjo ishte e vërteta. Sauli shkoi gjithashtu në vende të tjera për t'u treguar njerëzve për Perëndinë. Tek johebrenjtë. Ata ishin njerëz që nuk kishin dëgjuar kurrë për Perëndinë. Tani dhe ata mund të besonin në Perëndinë.
Mendo rreth kësaj...
Sauli i përndiqte fëmijët e Perëndisë. Ai mendonte se kishte një zemër të re, por gabohej. Çfarë mrekullie që Zoti ia tregoi këtë gjatë rrugës për në Damask. Po kështu dhe në ditët e sotme shumë të krishterë në botë përndiqen, sepse ata besojnë në Perëndinë. Ndonjëherë ata rrihen ose shtëpitë e tyre digjen. Megjithatë ata vazhdojnë të besojnë në Perëndinë. Po si është e mundur kjo? Perëndia i ndihmon ata dhe Ai është me ta. A lutesh ti për këta të krishterë?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al