Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 349 NGA 364

Veprat e Apostujve 9:17

Atëherë Anania shkoi dhe hyri në atë shtëpi; dhe, duke i vënë duart mbi të, tha: «Saul vëlla, Zoti më dërgoi, Jezusi, që të është shfaqur në rrugën nga erdhe, që të shikosh përsëri dhe të mbushesh me Frymën e Shenjtë».

Anania me Saulin

Anania shkoi dhe hyri në shtëpinë e Judës. Sauli ishte ulur atje. Ai ishte ende i verbër. Anania shkoi tek ai. Ai vuri duart mbi kokën e tij. “Saul”, tha ai, “Perëndia më ka dërguar. I njëjti Perëndi që t’u shfaq gjatë rrugëtimit tënd. I njëjti Perëndi të cilin ti e përndoqe. Ti do të mund të shohësh përsëri, dhe Fryma e Shenjtë do të banojë në zemrën tënde.” Papritmas Sauli mund të shihte gjithçka përsëri. Ai ishte shumë i lumtur! Ai hëngri dhe piu. Perëndia i kishte falur të gjitha mëkatet e tij. Sauli u pagëzua. Ai me të vërtetë besonte se Jezusi është Biri i Perëndisë. Perëndia Vetë ishte kujdesur për këtë. Lum Sauli!

Shkrimet e Shenjta

Dita 348Dita 350

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al