Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 348 NGA 364

Veprat e Apostujve 9:11

Dhe Zoti i tha: «Çohu dhe shko në rrugicën e quajtur E drejtë dhe kërko në shtëpinë e Judës një nga Tarsi me emër Saul, se ja, ai po lutet,

Thirrja e Ananias

Në një shtëpi tjetër në Damask ndodhej gjithashtu një njeri. Ai ishte një shërbëtor i Zotit. Emri i tij ishte Anania. Perëndia kishte një porosi për të. Ai tha: “Çohu, Anania, shko në rrugicën që quhet E drejta. Aty kërko shtëpinë e Judës. Sauli është atje. Ai po lutet. Vendosi duart mbi kokën e tij. Atëherë ai do të mund të shohë përsëri.” Anania kishte frikë të shkonte. “Zot”, tha ai, “Sauli dëshiron t’i zërë ata që besojnë në Ty.” Atëherë Perëndia i tha: “Sauli nuk do të të bëjë asnjë dëm, Anania. Ai nuk është më një armik i Imi. Ai do të bëhet shërbëtori Im.” Dhe kështu Anania mori guximin që të shkonte.

Shkrimet e Shenjta

Dita 347Dita 349

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al