Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 19 NGA 366

Si t’i shërbesh një shefi të keq

Duke i shërbyer me dashamirësi Zotit dhe jo njerëzve, duke ditur se çdo të mirë që të bëjë gjithsecili, atë edhe do të marrë nga Zoti, qoftë shërbëtor, qoftë i lirë. (Efesianëve 6:7-8)

Merrni në konsideratë këto pesë gjëra nga Efesianëve 6:7-8 në lidhje me punën tuaj:

1) Thirrje për një jetë radikale me Zotin në qendër

Kjo është e mahnitshme kur e krahasojmë me mënyrën se si jetojmë zakonisht. Pali thotë se e gjithë puna jonë duhet të bëhet si punë për Krishtin, jo për ndonjë mbikëqyrës njerëzor. Shërbeni me dashamirësi si për Zotin dhe jo për njerëzit.

Kjo do të thotë se në atë që po bëjmë në punë, ne do të mendojmë për Zotin. Ne do të pyesim: Pse do t’i pëlqejë Zotit që kjo të bëhet? Si do t’i pëlqente Zotit që të bëhej kjo? Kur do Zoti që të bëhet? A do të më ndihmojë Zoti që ta bëj? Çfarë efekti do të ketë kjo për nderin e Zotit? E thënë ndryshe, të jesh i krishterë do të thotë të jetosh dhe të punosh në mënyrë radikale me Zotin në qendër.

2) Thirrje për të qenë një njeri i mirë

Të jetuarit me Zotin në qendër të jetës, do të thotë të jesh një njeri i mirë dhe të bësh gjëra të mira. Pali thotë: “Duke shërbyer me dashamirësi...çdo të mirë që të bëjë gjithsecili.” Jezusi tha që kur e lëmë dritën tonë të ndriçojë, njerëzit do të shohin “veprat tona të mira” dhe do t’i japin lavdi Atit tonë në qiell (Mateu 5:16).

3) Fuqi për të bërë një punë të mirë për punëdhënësit egoistë tokësorë

Synimi i Palit është që t’i fuqizojë të krishterët me motive që kanë Zotin në qendër, që të vazhdojnë të bëjnë të mirën për mbikëqyrësit e tyre, të cilët nuk janë të vëmendshëm. Si të vazhdosh të bësh të mirën në një punë kur shefi yt të shpërfill dhe madje të kritikon? Përgjigjja e Palit është: mos mendo për shefin tënd si mbikëqyrësi yt kryesor dhe fillo të punosh për Zotin. Bëje këtë në vetë detyrat që të caktohen nga mbikëqyrësi yt tokësor.

4) Inkurajimi që asnjë e mirë nuk bëhet më kot

Ndoshta fjalia më e mahnitshme nga të gjitha është kjo: “Çdotë mirë që të bëjë gjithsecili, atë dhe do të marrë nga Zoti.” Kjo është e mahnitshme! Gjithçka! “Çdo të mirë që të bëjë gjithsecili.” Çdo e mirë e vogël që ju bëni, shihet, vlerësohet dhe shpërblehet nga Zoti.

Ai do të të shpërblejë për atë gjë. Jo në kuptimin që ti ke fituar ndonjë gjë—sikur ta bënit atë borxhliun tuaj. Ju vetë dhe gjithçka tjetër në gjithësi jeni zotërim i tij. Ai nuk na detyrhet asgjë. Por, lirisht dhe bujarisht ai zgjedh të na shpërblejë për të gjitha gjërat e mira të bëra në besim.

5) Inkurajimi që statusi i parëndësishëm mbi tokë nuk është pengesë për një shpërblim të madh në qiell

Zoti do të shpërblejë çdo gjë të mirë që ti do të bësh—“qoftë shërbëtor, qoftë i lirë.” Mbikëqyrësi yt mund të mendojë se ti je askush—thjesht një shërbëtor, nëse mund ta themi kështu. Ose ai mund të mos e dijë fare se ekzistoni. Kjo nuk ka rëndësi. Zoti e di që ti ekziston. Dhe në fund, asnjë shërbim besnik nuk do të jetë i kotë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 18Dita 20

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​