Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 21 NGA 366

Spiranca e gëzimit

““Lum ju kur do t’ju fyejnë dhe do t’ju përndjekin dhe, duke gënjyer, do të thonë çdo lloj fjale të keqe kundër jush, për shkakun tim.” (Mateu 5:11)

Megjithatë mos u gëzoni për këtë se po ju nënshtrohen frymërat, por gëzohuni më shumë se emrat tuaj janë shkruar në qiej.” (Luka 10:20)

Jezusi zbuloi një sekret që e mbron lumturinë tonë nga kërcënimi i vuajtjes dhe nga kërcënimi i suksesit. Sekreti është ky: Shpërblimi juaj është i madh në qiej. Tërësia e atij shpërblimi është të shijuarit e plotësisë së lavdisë së Jezu Krishtit (Gjoni 17:24).

Jezusi e mbron lumturinë tonë nga vuajtja kur thotë:

“Lum ju kur do t’ju fyejnë dhe do t’ju përndjekin dhe, duke gënjyer, do të thonë çdo lloj fjale të keqe kundër jush, për shkakun tim. Gëzohuni dhe ngazëllohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej.” (Mateu 5:11-12)

Shpërblimi ynë i madh në qiej e shpëton gëzimin tonë nga kërcënimi i përndjekjes dhe i ofendimit.

Ai e mbron gjithashtu gëzimin tonë nga suksesi kur thotë:

“Mos u gëzoni për këtë se po ju nënshtrohen frymërat, por gëzohuni më shumë se emrat tuaj janë shkruar në qiej.” (Luka 10:20)

Dishepujt u tunduan që ta vendosnin gëzimin e tyre në suksesin e shërbesës. “Edhe demonët na nënshtrohen në emrin tënd!” (Luka 10:17). Sidoqoftë, kjo do t’ua kishte shkëputur gëzimin nga e vetmja spirancë e sigurt.

Prandaj, Jezusi e mbron gëzimin e tyre nga kërcënimi i suksesit duke iu premtuar shpërblimin shumë herë më të madh në qiej. Gëzohuni për këtë: që emrat tuaj janë shkruar në qiej. Trashëgimia juaj është e pafundme, e përjetshme dhe e sigurt.

Gëzimi ynë është i sigurt. As vuajtja dhe as suksesi nuk mund ta shkatërrojnë dot spirancën e tij. Shpërblimi yt është i madh në qiej. Aty është shkruar emri yt dhe atje është i sigurt.

Jezusi e ankoroi lumturinë e shenjtorëve të përvuajtur në shpërblimin e qiellit dhe po në të njëjtin vend, Ai ankoroi lumturinë e shenjtorëve të suksesshëm.

Kështu Ai na çliroi nga tirania e dhimbjes dhe kënaqësisë së botës—na çliroi nga vuajtja dhe suksesi i botës.

Shkrimet e Shenjta

Dita 20Dita 22

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë