Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 24 NGA 366

Shërbehemi duke iu shërbyer të tjerëve

Jezusi e vuri re dhe u tha: “Përse arsyetoni që s’keni bukë? Ende nuk po e kuptoni dhe nuk e merrni vesh? Ende e keni zemrën të ngurtë?” (Marku 8:17)

Pasi Jezusi ushqeu 5000 mijë vetë në një rast dhe 4000 mijë në një rast tjetër me vetëm disa bukë dhe peshq, dishepujt hipën në një barkë pa pasur mjaft bukë me vete.

Kur filluan të diskutonin për hallin e tyre, Jezusi u tha: “Përse arsyetoni që s’keni bukë? Ende nuk po e kuptoni dhe nuk e merrni vesh?” (Marku 8:17). Çfarë nuk kuptuan ata?

Ata nuk e kuptuan simbolikën e mbetjeve, domethënë që Jezusi do të kujdeset për ta, kur ata kujdesen për të tjerët. Jezusi thotë:

“Kur ndava të pesë bukët për të pesë mijët, sa kosha plot me copa mblodhët?’ Ata thanë: “Dymbëdhjetë”. “Po kur theva të shtatë bukët për të katër mijët, sa shporta plot me bukë mblodhët?” Ata thanë: “Shtatë”. Dhe ai u tha atyre: ‘Po si, ende nuk po kuptoni?” (Marku 8:19-21)

Çfarë të kuptonin? Mbetjet.

Mbetjet ishin për shërbyesit. Në fakt, herën e parë ishin dymbëdhjetë shërbyes dhe dymbëdhjetë kosha plot me mbetje (Marku 6:43)—një kosh plot për secilin prej tyre. Herën e dytë kishte shtatë kosha plot me teprica—shtata është numri i plotësisë së bollshme.

Çfarë nuk kuptuan ata? Nuk kuptuan që Jezusi do të kujdesej për ta. Nuk mund të jepni dot më shumë se Jezusi. Kur e jepni jetën tuaj për të tjerët, nevojat tuaja do të plotësohen. “Dhe Perëndia im do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja sipas pasurisë së tij në lavdi, në Krishtin Jezus” (Filipianëve 4:19).

Shkrimet e Shenjta

Dita 23Dita 25

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​