Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 26 NGA 366

Lavdinë e merr Dhuruesi

Për këtë ne gjithnjë po lutemi për ju, që Perëndia ynë t’ju quajë të denjë për këtë thirrje dhe të përmbushë çdo pëlqim të mirësisë së tij, edhe veprën e besimit me fuqi, që të lëvdohet emri i Zotit tonë Jezu Krisht në ju dhe ju në të, sipas hirit të Perëndisë sonë dhe Zotit Jezu Krisht. (2 e Thesalonikasve 1:11-12)

Është lajm shumë i mirë që Perëndia ka përcaktuar që lavdia e Tij të madhërohet përmes ushtrimit të hirit të Tij.

Është e sigurt që Perëndia përlëvdohet, edhe përmes ushtrimit të pushtetit të zemërimit të Tij (Romakëve 9:22), por Dhiata e Re (dhe Dhiata e Vjetër, për shembull Isaia 30:18) vazhdimisht thotë se duhet ta përjetojmë hirin e Perëndisë, në mënyrë që Perëndia të marrë lavdinë.

Meditoni sesi funksionon kjo në lutjen e 2 e Thesalonikasve 1:11-12.

Pali lutet që Perëndia t’i përmbushë qëllimet tona të mira.

Si? Ai lutet që ato të përmbushen “me fuqi [të Perëndisë]”. Domethënë, që ato të jenë “vepër e besimit.”

Pse? Që Jezusi të përlëvdohet në ne.

Kjo do të thotë se Dhuruesi është Ai që e merr lavdinë. Perëndia e dha fuqinë, Perëndia e merr lavdinë. Ne kemi besim; Ai jep fuqi. Ne marrim ndihmën; Ai merr lavdinë. Kjo është marrëveshja që na mban ne të përulur dhe të lumtur, dhe e mban Atë suprem dhe të lavdishëm.

Pastaj Pali thotë se ky përlëvdim i Krishtit është “sipas hirit të Perëndisë sonë dhe të Zotit Jezu Krisht.”

Përgjigjja e Perëndisë për lutjen e Palit që ne të mbështetemi në fuqinë e Perëndisë për të bërë veprat e mira, ështëhiri. Fuqia e Perëndisë për t’ju aftësuar ju që të bëni atë që vendosni të bëni, është hiri.

Kështu funksionon vazhdimisht në Dhiatën e Re. Besoji Perëndisë për aftësim të hirshëm dhe Ai e merr lavdinë kur ndihma vjen.

Ne marrim ndihmën, Ai merr lavdinë.

Kjo është arsyeja pse jeta e krishterë, jo vetëm konvertimi i krishterë, është një lajm i mirë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 25Dita 27

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë