Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 31 NGA 366

Pesë qëllime për vuajtjen

Të gjitha gjërat bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij. (Romakëve 8:28)

Rrallëherë i dimë arsyet specifike për vuajtjet tona, por Bibla na jep arsye madhore që na mbështesin besimin.

Është mirë të kemi një mënyrë për t’i mbajtur mend disa prej tyre që në kohën kur papritur të na bjerë ndonjë mundim, apo kur të kemi mundësi për t’i ndihmuar të tjerët në mundimin e tyre, të mund të sjellim në mendje disa nga të vërtetat që Perëndia na ka thënë për të na ndihmuar të mos e humbasim shpresën.

Ja një mënyrë për të kujtuar: 5 Arsye (ose nëse ju ndihmon zgjidhni tre dhe përpiquni t’i mbani mend).

Qëllimet madhore të Perëndisë në vuajtjet tona përfshijnë:

Pendimin: Vuajtja është një thirrje që ne dhe të tjerët të largohemi nga të çmuarit e çdo gjëje mbi tokë më tepër se Perëndinë. Luka 13:4-5:

“Ose, a mendoni ju se ata të tetëmbëdhjetë, mbi të cilët ra kulla në Siloe dhe i vrau, ishin më fajtorë se gjithë banorët e Jerusalemit? Unë po ju them: Jo! Por nëse ju nuk pendoheni, do të humbisni të gjithë me të njëjtën mënyrë.”

Varësinë: Vuajtja është një thirrje për t’i besuar Perëndisë dhe jo patericave të botës sa për të ekzistuar. 2 e Korintasve 1:8-9:

U rënduam tepër, përtej fuqive tona, aq sa u dëshpëruam edhe për jetën. Për më tepër ne e kishim në veten tonë vendimin e vdekjes, që të mos besonim në veten tonë, por në Perëndinë që ringjall të vdekurit.

Drejtësinë: Vuajtja është disiplina e Atit tonë të dashur qiellor që ne të bëhemi pjesëtarë të drejtësisë dhe shenjtërisë së tij. Hebrenjve 12:6, 10-11:

“Sepse Zoti ndreq atë që do; dhe fshikullon çdo bir që ai pranon...Ai na ndreq për të mirën tonë, që të bëhemi pjesëtarë të shenjtërisë së tij. Por çdo ndreqje aty për aty, nuk duket se sjell gëzim, po hidhërim; por më pas u kthen një fryt të paqshëm drejtësie atyre që janë ushtruar me anë të saj.

Shpërblimin: Vuajtja është duke mbledhur për ne një shpërblim të madh në qiell që do t’ia kalojë njëmijë herë çdo humbjeje që përjetuam këtu mbi tokë. 2 e Korintasve 4:17:

Sepse shtrëngimi ynë i lehtë i tashëm, prodhon për ne, një peshë të përjetshme të pamasë e të pashoqe të lavdisë.

Përfundimisht, Rikujtimin: Vuajtja na kujton se Perëndia e dërgoi Birin e Tij në botë për të vuajtur, që vuajtja jonë të mos ishte dënim nga Perëndia, por pastrim nga Ai. Filipianëve 3:10:

...që ta njoh atë dhe fuqinë e ringjalljes së tij dhe bashkësinë në vuajtjet e tij.

Prandaj, është e kuptueshme që zemra e krishterë të thërrasë në mes të vuajtjes: “Pse?”, përderisa ne nuk i dimë shumicën e arsyeve specifike për vuajtjen tonë—pse tani, pse kështu, pse kaq gjatë? Megjithatë, mos lejoni që kjo padituri në lidhje me arsyet specifike t’ju bëjë të shpërfillni ndihmën e jashtëzakonshme që Perëndia na jep në fjalën e Tij duke na treguar qëllimet e Tij madhore për ne.

“Ju keni dëgjuar për durimin e Jobit, dhe keni parë ç’bëri në fund Zoti; sepse Zoti është plot përdëllim e dhembshuri” (Jakobi 5:11).

Shkrimet e Shenjta

Dita 30Dita 32

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​