Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 27 NGA 366

Ai e di nevojën tënde

“Mos u shqetësoni, pra, duke thënë: “Çfarë do të hamë ose çfarë do të pimë, ose me çfarë do të vishemi?” Sepse paganët i kërkojnë të gjitha këto; Ati juaj qiellor, pra, e di mirë se ju keni nevojë për këto të gjitha.’” (Mateu 6:31-32)

Jezusi do që ndjekësit e Tij të jenë të lirë nga shqetësimi. Te Mateu 6:25-34, Ai na jep të paktën shtatë argumente, të cilat kanë për qëllim të na e largojnë ankthin. Njëri prej tyre radhit ushqimin, pijen dhe veshjen, dhe pastaj thotë: “Ati juaj qiellor, pra, e di mirë se ju keni nevojë për këto të gjitha” (Mateu 6:32).

Jezusi duhet ta ketë me kuptimin që njohja e Perëndisë shoqërohet nga dëshira e Tij për të plotësuar nevojën tonë. Ai po thekson se ne kemi një Atë dhe ky Atë është më i mirë se çdo atë tjetër tokësor.

Unë kam pesë fëmijë. Dua shumë t’i plotësoj nevojat e tyre me dashuri, por njohja ime nuk krahasohet me njohjen e Perëndisë, në të paktën tri mënyra.

Së pari, unë nuk e di se ku janë fëmijët e mi tani. Mund të hamendësoj. Ata janë në shtëpitë e tyre, në punë, në shtëpi apo në shkollë, me shëndet dhe të sigurt. Gjithsesi mund të jenë të shtrirë në një trotuar, për shkak të një ataku në zemër.

Së dyti, unë nuk e di se çfarë ka në zemrën e tyre në një moment të caktuar. Herë pas here mund të hamendësoj, por ata mund të jenë duke ndierë frikë, lëndim, zemërim, epsh, lakmi, gëzim ose shpresë. Unë nuk mund t’i shoh zemrat e tyre. As ata vetë nuk i njohin zemrat e tyre në mënyrë të përsosur.

Së treti, unë nuk e di të ardhmen e tyre. Tani për tani, ata mund të duken mirë dhe të qëndrueshëm, por nesër mund t’iu bjerë ndonjë dhimbje e madhe.

Kjo do të thotë se unë nuk mund të jem për ta një arsye shumë e fortë që të mos shqetësohen. Diçka mund të jetë duke iu ndodhur tani, apo mund t’iu ndodhç nesër, gjëra të cilat as nuk ia kam idenë. Por është krejt ndryshe me Atin e tyre në qiell. Me Atin tonë në qiell! Ai di gjithçka për ne, ku jemi, tani dhe nesër, brenda dhe jashtë. Ai e sheh çdo nevojë.

Kësaj shtojini gatishmërinë e Tij të madhe për t’i plotësuar nevojat tona. Mbani mend frazën “shumë më tepër” nga Mateu 6:30, “Por nëse Perëndia e vesh kështu barin e fushës, që sot është dhe nesër hidhet në furrë, a nuk do t’ju veshë shumë më tepër ju?”

Kësaj shtojini edhe aftësinë e Tij të plotë për të bërë atë që është i gatshëm të bëjë (çdo orë, Ai ushqen miliarda zogj përreth botës, Mateu 6:26).

Prandaj, bashkohuni me mua dhe le t’i besojmë premtimit të Jezusit për të plotësuar nevojat tona. Këtë gjë na kërkon Jezusi kur thotë: “Ati juaj qiellor, pra, e di mirë se ju keni nevojë për këto të gjitha.”

Shkrimet e Shenjta

Dita 26Dita 28

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë