Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 23 NGA 366

Shko direkt te Perëndia

“Në atë ditë ju do të kërkoni në emrin tim; dhe nuk po them se unë do t’i lutem Atit për ju; vetë Ati ju do, sepse ju më deshët mua dhe keni besuar se unë dola nga Perëndia.” (Gjoni 16:26-27)

Mos e bëj Birin e Perëndisë më tepër Ndërmjetës nga sa Ai është.

Jezusi thotë: “Nuk po them se unë do t’i lutem Atit për ju.” Me fjalë të tjera, nuk do të ndërhyj mes jush dhe Atit, sikur ju të mos kishit mundësi të shkonit tek Ai direkt. Pse? Sepse “vetë Ati ju do”.

Kjo është e mahnitshme! Jezusi po na paralajmëron që të mos mendojmë se Perëndia i Gjithëpushtetshëm nuk është i gatshëm për të na pranuar direkt në praninë e Tij. Me fjalën “direkt”, dua të them se ajo që po thoshte Jezusi ishte: “Nuk do t’i çoj unë kërkesat tuaja te Perëndia për ju. Ju mund t’ia çoni ato direkt Atij. Ai ju do dhe dëshiron që të vini tek Ai. Ai nuk është i zemëruar me ju.”

Është absolutisht e vërtetë që asnjë njeri mëkatar nuk ka hyrje tek Ati, veçse përmes gjakut të Jezusit (Hebrenjve 10:19-20). Ai ndërmjetëson për ne tani (Romakëve 8:34, Hebrenjve 7:25). Ai është avokati ynë me Atin tani (1 e Gjonit 2:1). Ai është Kryeprifti ynë para fronit të Perëndisë tani (Hebrenjve 4:15-16). Ai tha: “Askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje” (Gjoni 14:6).

Po, por Jezusi po na mbron që të mos e ekzagjerojmë ndërmjetësimin e Tij. “Nuk po them se unë do t’i lutem Atit për ju; vetë Ati ju do.” Jezusi është atje. Ai po siguron një dëshmi të vazhdueshme dhe të gjallë për largimin e zemërimit të Perëndisë nga ne.

Megjithatë, Ai nuk është atje për të folur për ne, ose për të na mbajtur larg nga Ati. Ai nuk po sugjeron se zemra e Atit është e mbyllur dhe hezituese ndaj nesh—kjo shpjegon pse Ai shton fjalët: “Vetë Ati ju do.”

Prandaj, eja! Eja me guxim (Hebrenjve 4:16). Eja gjithë pritje. Eja duke pritur të shohësh buzëqeshjen e Atit. Eja duke u drithëruar prej gëzimit dhe jo prej tmerrit.

Jezusi po thotë: “Unë kam hapur një udhë për te Perëndia. Tani nuk do të të pengoj.” Eja!

Shkrimet e Shenjta

Dita 22Dita 24

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​