Solid Joys ShqipShembull
Besimi i vërtetë e pret me padurim kthimin e Krishtit
Kështu edhe Krishti, pasi u dha një herë për të marrë mbi vete mëkatet e shumëve, do të duket për së dyti pa mëkat për ata që e presin me durim për shpëtim. (Hebrenjve 9:28)
Çfarë duhet të bësh për të ditur se mëkatet e tua janë hequr tej nga gjaku i Krishtit, dhe që, kur ai të vijë, do të të mbrojë nga zemërimi i Perëndisë dhe do të të çojë në jetën e përjetshme? Përgjigjja është kjo: Besoji Krishtit në një mënyrë që të bën ta presësh me padurim kthimin e Tij.
Teksti thotë se Ai është duke ardhur për t’i shpëtuar “ata që e presin me durim”. Prandaj, si të bëhesh gati? Si ta përjetosh faljen e Perëndisë në Krishtin dhe të përgatitesh për ta takuar Atë? Duke i besuar Atij në një mënyrë që të bën të etur për kthimin e Tij.
Kjo pritje me padurim për Krishtin është thjesht një shenjë që ne e duam Atë dhe besojmë në Të—që besojmë me të vërtetë në Të.
Ekziston një besim të shtirur, i cili dëshiron t’i shpëtojë vetëm ferrit, por që nuk ka pikë dëshire për Krishtin. Ai lloj besimi, nuk të shpëton. Ai besim nuk prodhon një pritje me padurim për kthimin e Krishtit. Në fakt, ai besim dëshiron më tepër që Krishti të vonojë sa më shumë që të jetë e mundur, që të marrë sa më shumë të mundet nga kjo botë.
Por besimi që vërtet mbahet fort pas Krishtit si Shpëtimtar, si Zot, si Thesar, si shpresë dhe si gëzim, është besimi, i cili dëshiron fort që Krishti të kthehet. Ai është besimi që shpëton.
Prandaj, unë ju nxis, largohuni nga bota dhe nga mëkati. Kthehuni te Krishti! Pranojeni Atë, mirëpriteni, përqafojeni Krishtin, jo vetëm si Ai që mund t’ju shpëtojë nga zjarri i ferrit, por edhe si Thesarin, Mikun dhe Zotin tuaj, të cilin mezi e prisni.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione