Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Zgjidh: Kujtoji Vetes Ungjillin Çdo DitëShembull

Chosen: Remind Yourself Of The Gospel Everyday

DITA 7 NGA 7

“Kjo ishte, jam duke i dhënë fund gjithçkaje.”




Ky tekst u shfaq në telefonin e mikut tim Ryan, nga një numër i panjohur mbrëmjen e të Martës në orën 8:00 të darkës. Ai sapo ishte ulur në shtrat, pasi i kishte dhënë puthjen e natës së mirë fëmijëve të tij, pas një dite të gjatë.



Më fal, kush je? ” - I’u përgjigj ai.



Emri i saj ishte Sara. Ajo e kuptoi që i kishte shkruar numrit të gabuar dhe i kërkoi falje.



"Prit një minutë" i shkroi ai. "Unë mund të të ndihmoj."



Ata filluan të shkëmbenin mesazhe me njëri tjetrin për rreth gjysmë ore. Ajo i tregoi historinë e saj. Ishte tragjike. Plaga e fundit ishte i dashuri i saj aktual abuziv që ishte ndarë me të. Ai vazhdonte të përpiqej ti bënte të ditur për dashurinë e Jezusit dhe vlerën e saj për Perëndinë, pavarësisht ndjenjave të saj. Ai i tha asaj të mos e bazonte jetën e saj në mendimin e një djali njëzet e dy vjeçar.



"Është tepër vonë" i përgjigjet ajo, "Sapo gëlltita një shishe të tërë me ilaçe."



Ryan e luti që t’i tregonte se ku ishte. Ai i tha asaj, që ai dhe gruaja e tij do shkonin ta merrnin dhe do ta shpinin në spital. Si përfundim ajo i tregoji se ku ndodhej, dhe ata e shpunë në spital me nxitim, ku mjekët menjëherë ndërhynë dhe i shpëtuan jetën Sarës.



Gjatë muajve në vazhdim, sytë e Sarës filluan të hapen ngadalë për të parë se sa e vlefshme është ajo në Krishtin. Ajo madje përfundoi duke shkuar në një Universitet të Krishterë, për të ndjekur planin e Zotit për jetën e saj. Perëndia e kishte shpenguar; Ai kishte marrë një jetë të konsideruar të pavlefshme nga bota jonë—madje edhe nga vetë ajo—dhe e shndërroji atë. Ajo ia vlente të vdisje për të.



Ndërsa një mik po merrte një Master në Administrim të Biznesit në sipërmarrje, profesori i ekonomisë i nguliti në mendje një koncept themelor: Vlera e diçkaje përcaktohet nga ajo që dikush është i gatshëm të paguajë për të.



Çmimi i paguar për shpengimin tonë është gjaku i Jezus Krishtit, Birit të Perëndisë. A mund të ketë një çmim më të madh? A ka diçka që të jep më shumë vlerë?



Gjithë secili nga ne lufton një betejë të përditshme, për të bazuar vlerën tonë në çmimin që Zoti pagoi për ne. Ne të gjithë kemi nga një valutë monetare tjetër, që përdorim për të matur vlerën tonë. Ne përdorim valutën e arritjeve, familjes, pamjes, pasurisë, racës, arsimit, aftësisë drejtuese, ndikimit të lartë, ose "plotësojmë boshllëkun".



Njerëzit ose janë duke u përpjekur në mënyrë të dëshpëruar të dëshmojnë vlerën e tyre, ose jetojnë në depresion sepse mendojnë se nuk kanë vlerë.



Ky është një nga efektet më të fuqishme të predikimit të Ungjillit në shpirtin tënd. Ti po i kujton shpirtit tënd për vlerën e tij në Krishtin, duke i kujtuar vetes për çmimin e lartë që u pagua për të të shpenguar.


Shkrimet e Shenjta

Dita 6

Rreth këtij plani

Chosen: Remind Yourself Of The Gospel Everyday

Çfarë do të ndodhte nëse do zgjoheshe dhe do ti kujtoje vetes Ungjillin çdo ditë? Ky plan leximi 7-ditor do të ndihmojë të bësh pikërisht këtë! Ungjilli jo vetëm që na shpëton, por gjithashtu na ruan gjatë gjithë jetës s...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Think Eternity që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, vizito faqen: https://www.thinke.org

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë