Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Zgjidh: Kujtoji Vetes Ungjillin Çdo DitëShembull

Chosen: Remind Yourself Of The Gospel Everyday

DITA 6 NGA 7

Në një fshat me pluhur në Nepal afër hijes së malit Everest, afër 80 përqind e vajzave janë të destinuara të shiten në bordello, sepse ato janë nëngrupi i klasës më të ulët sociale në vend, populli Badi. Feja e tyre i mëson se në një jetë të kaluar, ato duhet të kenë bërë një numër të madh mëkatesh që Karma t'i ndëshkoj dhe t'i dërgoj ato përsëri në tokë në klasën e tyre sociale. Njerëzit as nuk mundohen t’i ndihmojnë, sepse ata nuk duan ta ndalojnë Karmën që t’i ndëshkojë. Si rezultat, vajzat Badi janë nga njerëzit më të trafikuar në planet. Klasa sociale në të cilën ato lindin, do të thotë se ato janë të dënuara të trajtohen më keq se një qen - i përdorur, i shitur dhe abuzuar.



Ishte këtu ku shoku im Ryan takoi Landanën, vajzën më të bukur dhjetë vjeçare. Babai i saj kishte pranuar ta shiste atë në një bordello indiane. Nëna e saj nuk mund ta pranonte një gjë të tillë dhe u përpoq ta pengonte burrin e saj, të shiste vajzën e saj të çmuar. Por ai nuk ndaloi. Ai filloi të rrahë gruan e tij sepse ajo nuk dëshironte ta shiste vajzën e tyre.



Kur e zbuluan këtë, ata vepruan shpejt me punonjësit socialë lokalë dhe me zbatuesit e ligjit. Ata e shpunë Landanën në një shtëpi të sigurt, ku vajzat si ajo mund të jetojnë në siguri, në ngrohtësi, të jenë të ushqyera dhe të kenë dashuri. Landana dëgjoi Ungjillin. Ajo dëgjoi sesi përmes Jezusit jemi të adoptuar në familjen e Zotit. Kjo është pjesa më e fuqishme e Ungjillit, për shumë njerëz në këtë zonë të botës.



Kur ndau Ungjillin me një vajzë tjetër Badi, shoku im Ryan i tha asaj, "Ungjilli mëson se emërtimi yt nuk është më Badi. Nuk do të njihesh më me emrin Jarla Badi; por Jarla “Krishti”, sepse je në familjen e Tij, tani je në klasën e Tij sociale." Ajo u ndriçua dhe e vështroi me sytë e mundësisë dhe shpresës. "A mund të jetë e vërtetë kjo?", Pyeti ajo. "Po, është e vërteta më e vërtetë në të gjithë botën!"



Landana iu bashkua me kënaqësi familjes së Perëndisë, duke lënë pas turpin e familjes së saj dhe shtresës së saj sociale. Zoti u bë babai i saj, dhe dashuria e Tij është e kundërta e një babai të gatshëm për të shitur vajzën e tij të vogël. Është një Zot që ishte i gatshëm të shiste Veten për tridhjetë copa argjendi, për të shpëtuar vajzën e Tij të vogël.



Mentaliteti modern shikon Krishtërimin dhe pyet, “Pse gjaku? Si mund të këndosh për gjakun e Jezusit?" Por ata që janë blerë me gjakun e Krishtit, e dinë që ne tani ndajmë një lidhje që shkon shumë më thellë, sesa lidhjet e gjakut tonë këtu në tokë. Jezusi po na fton në një familje të re dhe një fat të ri. Kjo është arsyeja pse të Krishterët duan të mendojnë për gjakun e Krishtit.



Ungjilli shkon përtej pastrimit të kaluarës sonë nga mëkatet e saj; pastron tërë trashëgiminë tonë, prejardhjen, familjen e zgjeruar nga turpi i saj. Ti nuk je më kryesisht pjesë e një familje tokësore; ti je bashkuar me një familje qiellore. Gjaku i Jezusit të konsideron pjesë të familjes për gjithë përjetësinë. Kemi një identitet të ri familjar, një kurorëzim të ri familjar, një pasuri të re, vëllezër dhe motra të reja, mbiemër të ri.


Shkrimet e Shenjta

Dita 5Dita 7

Rreth këtij plani

Chosen: Remind Yourself Of The Gospel Everyday

Çfarë do të ndodhte nëse do zgjoheshe dhe do ti kujtoje vetes Ungjillin çdo ditë? Ky plan leximi 7-ditor do të ndihmojë të bësh pikërisht këtë! Ungjilli jo vetëm që na shpëton, por gjithashtu na ruan gjatë gjithë jetës s...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Think Eternity që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, vizito faqen: https://www.thinke.org

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë