Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Zgjidh: Kujtoji Vetes Ungjillin Çdo DitëShembull

Chosen: Remind Yourself Of The Gospel Everyday

DITA 2 NGA 7

Shoku im Ryan ndau me ne një histori të një burri të quajtur Z. Bi, i cili ishte profesor në Universitetin e Pekinit, i njohur si "Harvardi i Kinës". Një ditë profesori bëri një shaka në klasë për partinë komuniste, ndaj një grupi studentësh. Njëri nga ata studentë e raportoi shakanë e tij në polici. Të nesërmen oficerët ndodheshin në zyrën e z. Bi dhe e çuan atë, në një burg të largët e të ftohtë komunist — pa paralajmërim, pa gjyq.



Ai u zgjua atë mëngjes, si një profesor që zotëronte një nga pozicionet më prestigjioze akademike në botë, por gjatë mbrëmjes ai ndodhej pas hekurave në burg. Burgjet kineze në këtë kohë ishin disa nga vendet më të këqija në tokë - strofulla të tmerrshme të sëmundjes, torturës dhe vdekjes. Z. Bi shpejt u zhyt në depresion dhe dëshpërim. Depresioni i tij e çoi në mendime të vetëvrasjes gjatë javëve. Një pasdite, i mbytur nga retë e trishtimit, u gjend në dritaren e qelisë së tij të burgut tetë-katëshe. Kinezët nuk vendosnin dritare në katet më të larta të qelive të burgut. Nëse një i burgosur vendoste të hidhej drejt vdekjes, për ta nuk ishte problem.



Zemra e Z. Bi po rrihte fort ndërsa shikonte jashtë dhe mendonte të hidhej. Dhe atëherë ndodhi. Ai dëgjoi një zë të vogël duke thënë, "Mos e bëj. Mos e bëj. Mos e bëj.”Ai u ul në mes të qelisë së tij, i dëshpëruar.



Atje në dyshemenë e fortë të betonit, kujtimet i vërshuan mendjen. Një miku i tij, një profesor i huaj që ishte i krishterë, kishte ndarë Ungjillin me të. Z. Bi u lut, "Jezus, nëse je i vërtetë, të lutem, më sill këtë falje dhe paqe, që miku im më tha Ti ke premtuar. Në këmbim, unë do të të ofroj jetën dhe do të shërbej Ty."



Ai shikoi lart dhe, "Qielli nuk kishte qënë kurrë më aq blu, dielli nuk kishte qënë kurrë më aq i ndritshëm përmes vrimës së hapur të një dritareje, dhe unë ndjeva gëzimin të rritej brenda zemrës sime si kurrë ndonjëherë më parë."



Ky profesor i shquar hodhi të gjitha kufizimet e tij larg dhe bërtiti, "Unë kam një të ardhme të shkëlqyer në Jezus Krishtin!" Rojet e dëgjuan dhe i thanë mizorisht të heshte. Por gëzimi i tij nuk mund të përmbahej. Ai vazhdonte të bërtiste pa pushim, derisa ata hynë në qeli dhe e rrahën.



Një person në një burg i çliruar duke besuar Ungjillin e Jezusit, është më i lirë se çdo person jashtë burgut pa Ungjillin.



Si përfundim Z. Bi u lirua dhe filloi të angazhohej në disa jetimore në brendësi të Kinës, duke u kujdesur për të varfërit dhe duke drejtuar shumë njerëz tek Krishti. Ai pati një të ardhme të shkëlqyer në Jezus Krishtin. Deri më sot gëzimi i tij është ngjitës kur e takon. Dhe ai do të tregojë se gëzimin që pati në burg, është i njëjti që ka edhe sot e kësaj dite.



Çdo person ndihet me raste sikur ndodhet në një burg të vetvetes - i bllokuar nga mendimet, zakonet, veprimet dhe një e kaluar e bezdisshme që nuk e lë të lirë.



Ungjilli na mëson se më i keqi nga të gjithë burgjet është ai që ne krijojmë vetë. Qelitë e këtij burgu janë të bllokuara me pasiguritë tona, me vetëdijen e thellë se diçka nuk është në rregull brenda nesh, se diçka është thyer thellësisht. Ne e bartim këtë me vete si zinxhirë rreth qafës. Kjo është gjendja njerëzore.



Kjo do të ndryshojë vetëm nëse ndodh diçka drastike.



Ungjilli është masa më drastike. Është një kryq i përgjakur. Është vdekja e Vetë Zotit për hatrin tonë. Është humbja e plotë e shkatërrimit të vetë vdekjes, në një ringjallje të lavdishme për të treguar dashurinë dhe fuqinë e Zotit gjatë gjithë përjetësisë.



Shkrimi na kujton se duhet t'i kushtojmë vëmendje asaj që kemi dëgjuar, veçanërisht kur bëhet fjalë për Ungjillin (Hebrenjve 2: 1). Predikimi më i rëndësishëm që do të predikosh ndonjëherë është ai që ti predikon në zemrën tënde, duke i kujtuar çdo ditë zemrës, "Unë kam një të ardhme të shkëlqyer në Jezus Krishtin".


Shkrimet e Shenjta

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Chosen: Remind Yourself Of The Gospel Everyday

Çfarë do të ndodhte nëse do zgjoheshe dhe do ti kujtoje vetes Ungjillin çdo ditë? Ky plan leximi 7-ditor do të ndihmojë të bësh pikërisht këtë! Ungjilli jo vetëm që na shpëton, por gjithashtu na ruan gjatë gjithë jetës s...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Think Eternity që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, vizito faqen: https://www.thinke.org

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë