Zgjidh: Kujtoji Vetes Ungjillin Çdo DitëShembull
Një nga mënyrat kryesore që stërvitim shpirtrat tanë ta duam Perëndinë, është duke predikuar Ungjillin për shpirtrat tanë. Sa më shumë shpirti yt të shikojë kryqin e Jezusit, aq më shumë mirënjohje dhe adhurim do të rritet brenda teje. Njerëzit janë të kushtëzuar të përgjigjen në këtë mënyrë për sakrificë. Dhe do të ishte e vështirë të imagjinohej një sakrificë më e madhe se sa ajo që bëri Jezusi.
Nëse udhëton nëpër botë, një shprehje që e dëgjon pothuajse kudo—në çdo lloj kulture—është rreshti i njohur nga Psalmi 103:1 "Beko Zotin, o shpirti im."
Mposhte këtë shprehje. David po e stërvit shpirtin e tij duke i predikuar atij. Davidi i tha shpirtit të tij si të ndjehej dhe si t'i përgjigjej Ungjillit: Shpirt, beko Zotin, panvarsisht nëse ke dëshirë apo jo. Ai nuk ishte vetëm duke kënduar një rrjesht të bukur; po fliste me veten, duke e sfiduar shpirtin e tij që të ngrihej më lart. Shkrimi e përshkruan këtë zakon, duke thënë: "Davidi u forcua në Zot" (1 Samuelit 30:6).
Është me të vërtetë një art i humbur i Krishterimit, një disiplinë e bukur. Në vend që të marrësh sugjerime nga gjëndja jote shpritërore aktuale, kultura e paqëndrueshme, njerëzit përreth teje, ose, edhe më tragjikisht, nga mediat sociale, shiko shpirtin tënd në sy dhe i thuaj që të shikojë kryqin, deri në ringjallje. Urdhëroji shpirtin tënd të pijë nga mirësia e Krishtit, në shpatullat e shtypura dhe të copëtuara të cilat bartin peshën e mëkatit tënd.
Ndonjëherë të duhet me kuptimin e plotë të fjalës, ta detyrosh shpirtin tënd të shikoj. Gjon Pagëzori thirri, "Shiko!" Ose "Duhet të shikosh!" Ai tha: "Ja, Qengji i Perëndisë, që heq mëkatin e botës!" (Gjoni 1:29). Ky është një urdhër i përditshëm. Ne duhet të shohim! Shiko në kryqin ku Jezusi vuajti jashtazakonisht shumë, për një mëkat që Ai kurrë nuk e bëri, në mënyrë që ti të mund të gëzohesh shumë në drejtësinë që nuk e meritove kurrë.
Ungjilli bëhet ushqimi i përditshëm për shpirtrat tanë, duke forcuar zemrat tona. Është shumë më e vështirë të ankohemi, të ndjehemi keq për veten tonë, ose të mbushemi me ankth, kur shpirtrat tanë shohin gjakun duke rrjedhur në fytyrën e Krishtit. Mirënjohja ndërtohet natyrshëm në zemrat tona, kur e bëjmë këtë gjatë gjithë ditës.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Çfarë do të ndodhte nëse do zgjoheshe dhe do ti kujtoje vetes Ungjillin çdo ditë? Ky plan leximi 7-ditor do të ndihmojë të bësh pikërisht këtë! Ungjilli jo vetëm që na shpëton, por gjithashtu na ruan gjatë gjithë jetës sonë. Autori dhe Evangjelisti Matt Brown, ka realizuar këtë plan leximi bazuar në librin 30-ditor me devocionale, të shkruar nga Matt Brown dhe Ryan Skoog.
More