Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Zgjidh: Kujtoji Vetes Ungjillin Çdo DitëShembull

Chosen: Remind Yourself Of The Gospel Everyday

DITA 4 NGA 7

Një kishë lokale dikur bëri një udhëtim misioni, për të ndërtuar një kishë në një fshat të largët në Rusi. Ata po ndërtonin shtëpinë e adhurimit nga gurët e një burgu të braktisur Rus. Çfarë skene e jashtëzakonshme!



Një vëmendje e veçantë iu dedikua ruajtjes së gurëve. Ndërsa lëviznin gurët e mëdhenj, ata zbuluan një gur të gërmuar me një kuti brenda; brenda kutisë ishte një shënim i shkruar me ngut: "Ne jemi një grup i Krishterë të detyruar nga komunistët të marrim gurët e kishës sonë dhe të ndërtojmë një burg, ku do të qëndrojmë derisa të vdesim. Lutja jonë është një ditë që këta gurë, do të përdoren përsëri për të ndërtuar një kishë. "



Kur Krishti u ringjall prej së vdekurish, Ai zgjodhi t’i zbulonte veten të parës Maria Magdalenës. Në ato ditë, dëshmia e një gruaje as nuk do të merrej në gjyq. Por Jezusi zgjodhi një grua të varfër si dëshmitaren e Tij të parë, duke i treguar botës një grua minoritare, me lajmin më të madhë në botë që mund të shkatërrojë më të madhen, perandoria më dominuese në historinë e njerëzimit. Dhe në ditët e sotme, mbretëria e Perëndisë po rritet me mijëra çdo ditë, burra dhe gra që i nënshtrojnë jetët e tyre ndaj Krishtit, ndërsa mbretëria Romake shtrihet në rrënoja.



Historia e Ungjillit është një histori e njerëzve të thjeshtë që dëshmojnë dhe përjetojnë fuqinë e jashtëzakonshme të ringjalljes. Kurdo që të ndihesh i varfër dhe i pafuqishëm, Krishti i ringjallur qëndron i gatshëm të zbulojë fuqinë e Tij nëpërmjet teje. Të gjitha fushat e jetës tënde që duken të parëndësishme, janë pikërisht aty ku Krishti po kërkon të bëjë një mrekulli tjetër të ringjalljes.



Krishti bëri mrekullitë e Tij më të mëdha midis njerëzve më të zakonshëm, në qytetet më të parëndësishme, në kohërat më të zakonshme. Shumica e mrekullive nuk u bënë në tempullin e Jeruzalemit, por në periferi të fshatrave të vegjël. Nëse je në një vend të parëndësishëm, mund të jesh pikërisht në vendin perfekt që fuqia e ringjalljes së Zotit të nisi papritur.



Kur fillon të ndash Ungjillin me zemrën tënde çdo ditë, do të fillosh të shohësh ringjalljen në ditët, vendet dhe njerëzit më të zakonshëm.


Shkrimet e Shenjta

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Chosen: Remind Yourself Of The Gospel Everyday

Çfarë do të ndodhte nëse do zgjoheshe dhe do ti kujtoje vetes Ungjillin çdo ditë? Ky plan leximi 7-ditor do të ndihmojë të bësh pikërisht këtë! Ungjilli jo vetëm që na shpëton, por gjithashtu na ruan gjatë gjithë jetës s...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Think Eternity që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, vizito faqen: https://www.thinke.org

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë