Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Zgjidh: Kujtoji Vetes Ungjillin Çdo DitëShembull

Chosen: Remind Yourself Of The Gospel Everyday

DITA 5 NGA 7

Për pak më ra libri nga dora kur lexova përkthimin e David Bentley Hart të fjalës “i bekuar” në Bibël. Studiuesi i famshëm flet për faktin se si fjala “i bekuar” ka humbur kuptimin e saj në kulturën tonë: ajo përdoret pak a shumë si "fatmirë" ose "fat". Ndërsa, Hart argumenton se kuptimi i vërtetë do të ishte shumë më afër fjalës “i hareshëm” ose një gjendje lumturie ngazëllyese.



Kjo është ajo që Zoti ka bërë për ne në Ungjill: Ai ka dhënë çdo bekim të përjetshëm të imagjinueshëm për ne, deri në pikën që ne të jemi plot hare!



Zgjedhja jonë e përditshme, lufta jonë e përditshme, gjykimi ynë i përditshëm është nëse duhet ta kujtojmë, realizojmë dhe jetojmë në këtë realitet.



Dhe nuk bazohet në rrethana. Në të vërtetë nuk është kështu. Një djalë i ri, Meisha më mësoi këtë në një mënyrë që nuk do ta harroj kurrë.



Meisha ishte një refugjat në një vend të shkatërruar nga lufta. Fshati i tij dhe gjithçka që ai kishte njohur ndonjëherë u shkatërruan nga një ushtri shtypëse, dhe ai u detyrua të punonte si hamall, duke transportuar furnizimet e një ushtari nëpër një xhungël me shi, ndërsa fiksonte grykën e një arme—ashtu si në kohën e Jezusit, kur një ushtar romak detyronte një person të mbante veshjet e tij për një milje.



Pastaj një ditë një ushtar e detyroi Meishën nën shenjestrën e armës, të çmontonte një minë tokësore. Mina shpërtheu, dhe Meisha humbi të dy duart dhe të dy sytë në çast. Ata e lanë atje, duke menduar se ai kishte vdekur, por ai nuk vdiq.



Disa vjet më parë, dikush ndau me të historinë e Shpëtimtarit që vuan. Ai e identifikoi veten me një Zot që njihte dhimbjen e tij, dhe jeta e tij u transformua në mënyrë të lavdishme.



Meisha është aq i ngazëllyer për Ungjillin, saqë ka njerëz në disposicion që ta çojnë atë nga njëri kamp i refugjatëve tek tjetri, në mënyrë që ai të mund ta ndajë Ungjillin me ata që nuk kanë dëgjuar për Jezusin.



Gëzimi i Meishës është ngjitës. Ai është shumë më i lumtur se shumica e njerëzve që mund të shohin, kanë të dy duart dhe nuk jetojnë në varfëri mbijetese në një kamp refugjatësh. Gëzimi i tij buron nga mirënjohja e tij për kryqin. Meisha e di se brenda një kohe të shkurtër do të jetë me Krishtin përgjithmonë.



Meisha e realion këtë duke shpallur lumturinë e Ungjillit në mes të një kampi refugjatësh. Ai është personifikimi i shkrimeve të apostullit Pal, i cili tha, “Sepse trishtimi ynë i lehtë që është vetëm për një moment, prodhon për ne, një peshë të pamasë e të pashoqe të amshueshme lavdie” (2 Korintasve 4:17).


Dita 4Dita 6

Rreth këtij plani

Chosen: Remind Yourself Of The Gospel Everyday

Çfarë do të ndodhte nëse do zgjoheshe dhe do ti kujtoje vetes Ungjillin çdo ditë? Ky plan leximi 7-ditor do të ndihmojë të bësh pikërisht këtë! Ungjilli jo vetëm që na shpëton, por gjithashtu na ruan gjatë gjithë jetës s...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Think Eternity që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, vizito faqen: https://www.thinke.org

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë