Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Zgjidh: Kujtoji Vetes Ungjillin Çdo DitëShembull

Chosen: Remind Yourself Of The Gospel Everyday

DITA 1 NGA 7

Çfarë do të ndodhte nëse do zgjoheshe dhe do ti kujtoje vetes Ungjillin çdo ditë?



Nëse je si unë, do të tundohesh ta marrësh Ungjillin si të mirëqenë dhe të ndalosh ta përsërisësh atë sepse është bërë kaq i njohur. Ne e ruajmë atë në historinë tonë diku në të kaluarën dhe në mënyrë të ndërgjegjshme përpiqemi të lëvizim prej saj. Por ne duhet ta dëgjojmë Ungjillin çdo herë, po aq sa edhe ditën kur e dëgjuam për herë të parë.



Nëse i kujtojmë vetes Ungjillin çdo mëngjes, do të zgjohemi dhe do të jetojmë në një gëzim mirënjohës që beteja më e ashpër me të cilën do të përballemi sot është fituar.



Sa ndryshe do të ishte jeta jote nëse do të predikoje Ungjillin në zemrën tënde më rregullisht?



Ka dhjetëra mënyra se si Ungjilli ndikon pozitivisht dhe formon jetën tonë të përditshme. Të gjithë kemi nevojë të kujtohemi rregullisht për këto përfitime dhe kemi nevojë për fuqinë e Zotit për t'i kuptuar ato më shumë.



Shumë besimtarë mendojnë se lajmi i mirë është lajm i vjetër. Ne nuk e kemi dëgjuar shumë Ungjillin; ne nuk e kemi dëgjuar sa duhet. Si shumë aspekte të një diamanti të bukur, Ungjilli ka një bukuri të pafund që nuk mund të shuhet kurrë. Sa më shumë të shikojmë në Ungjill, aq më të fortë dhe më të kënaqur do të jemi në besimin tonë.



Ne kemi nevojë të kujtohemi rregullisht për të gjitha veprat që Zoti ka bërë për ne në Ungjill, sepse Ungjilli ushqen dhe motivon dëshirën tonë për t'iu bindur Perëndisë dhe për t'i shërbyer Atij. Kur shohim sa ka bërë Ai - sa shumë na ka dhënë me anë të Birit të Tij - ne nuk mund të bëjmë ndryshe por të ndryshojmë dhe të motivohemi t'i japim Atij tërë jetën tonë. Dhe, ndërsa ne jemi mëkatarë të dobët dhe të pafuqishëm, që përpiqemi të ndjekim një Shpëtimtar të përsosur, Ungjilli na kujton se sa të dashur jemi dhe sa Zoti po punon në ne për të na ndihmuar të ndjekim Atë.



Nuk ka nevojë më të madhe në jetën tënde të krishterë, sesa ti kujtosh rregullisht zemrës tënde të vërtetën e Ungjillit.


Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Chosen: Remind Yourself Of The Gospel Everyday

Çfarë do të ndodhte nëse do zgjoheshe dhe do ti kujtoje vetes Ungjillin çdo ditë? Ky plan leximi 7-ditor do të ndihmojë të bësh pikërisht këtë! Ungjilli jo vetëm që na shpëton, por gjithashtu na ruan gjatë gjithë jetës s...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Think Eternity që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, vizito faqen: https://www.thinke.org

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë