Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Kryq dhe KurorëShembull

Cross & Crown

DITA 7 NGA 7

Pushtimi i të Papushtueshmes



Jezusi i tha dishepujve të Tij se do të ringjallej së vdekuri. Duke bërë këtë në të vërtetë, duke pushtuar të papushtueshmen, Ai jo vetëm që vërtetoi këtë deklaratë por gjithashtu vërtetoi çdo gjë tjetër që kishte thënë. Ringjallja fitoi dhe meriton besimin tonë për të gjitha ato që Krishti pretendoi, premtoi, paralajmëroi dhe parashikoi.



Për shkak se Jezusi është gjallë, ne kemi sigurinë e mrekullueshme që Perëndia ynë është i pranishëm gjatë gjithë kohës në jetët tona. Në fakt, ne kemi prova që Ai jeton në ne. Ne lutemi dhe Perëndia përgjigjet; E shohim Atë që punon në zemrat e njerëzve dhe ndryshon jetën; ne i kërkojmë të na pastrojë nga mëkatet, dhe ne jemi të falur; shkeljet janë fshirë dhe ne përjetojmë një ndjenjë të thellë të restaurimit të mardhënies tonë me Atin. Pse? Sepse Ai është i vërtetë. Dhe kur diçka është e vërtetë, nuk të duhet të shqetësohesh që ta mbrosh. Thjesht jeton me atë gjë, duke i besuar Perëndisë, dhe Ai do të kujdeset për përfundimin.



Për shkak se Jezusi vdiq për ne dhe u ringjall sërish, ne jemi fëmijët e falur të Perëndisë, dhe ajo se çfarë Ai bëri nuk mund të zhbëhet. Te Gjoni 10:28-30, Ai na premton: "Dhe unë u jap atyre (deleve të mia) jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin kurrë, e askush nuk do t'i rrëmbejë nga dora ime. Ati im, që m'i dha, është më i madh se të gjithë; dhe askush nuk mund t'i rrëmbejë nga dora e Atit tim. Unë dhe Ati jemi një'". A e dëgjon qëndrueshmërinë dhe garancinë e këtij premtimi? Askush, madje as ti vetë, nuk mund të të rrëmbejë nga duart e Atit pasi të jesh i Tij.



Gjithashtu te Gjoni 3:16 na premtohet: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.” Perëndia nuk tha “përveç“, apo “nëse.” Ai tha “Jetë e përjetshme.” Kjo do të thotë përgjithmonë, e pandryshueshme, 100 përqind e sigurt. Dhe Ai i ofron këtë kujtdo që beson. Dhe për shkak se Jezusi u ringjall, ne mund të ecim përpara me sigurinë se nëse e besojmë atë si Shpëtimtar, atëherë ne do të jetojmë dhe mbretërojmë me Të përjetë.



Le të të kujtojë Shpëtimtari ynë i Ringjallur sot dhe çdo ditë, për sigurinë që kemi në kryqin dhe në ringjalljen e Tij, dhe të inkurajojë zemrën tënde thellësisht me bollëk dhe me gëzim të pashtershëm.





Lutje Përmbyllëse



At Qiellor, faleminderit për dhuratën e Birit Tënd dhe për jetën e përjetshme që Ai fitoi për mua në kryq. Nëse ndonjëherë do vë në dyshim dashurinë që ke për mua, më ndihmo që të kujtoj faktin që Ti nuk kurseve asgjë, as vdekjen e Jezusit, që të ndërtosh një rrugë për mua që të jem përjetësisht me Ty. Me ndihmo që të eci nën drejtimin e Ungjillit, të jem i vdekur për mëkatin dhe i ringjallur në një jetë të re në Krishtin. Dhe në këtë jetë të re, më përdor si të dërguarin Tënd të ndaj lajmin e mirë të shpëtimit me të tjerët. Amen.



Kliko këtu për të shkarkuar një kopje më të zgjeruar të Cross&Crown për telefonin tënd, tabletin ose e-reader.


Shkrimet e Shenjta

Dita 6

Rreth këtij plani

Cross & Crown

Pjesa më e madhe e Dhiatës së Re, është shkruar në mënyrë që ne të njohim Jezus Krishtin, shpëtimin që Ai siguroi me vdekjen e Tij në kryq dhe premtimin e Tij për t'u ringjallur. Në këto devocion, Dr. Charles Stanley ref...

More

Duam të falenderojmë In Touch Ministries për këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni: https://intouch.cc/yv-easter

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë