Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Kryq dhe KurorëShembull

Cross & Crown

DITA 3 NGA 7

Shfajësimi dhe Pajtimi



Fjala e Perëndisë na paralajmëron se zemërimi i Perëndisë, me të drejtë do të bjerë me të drejtë mbi mëkatarët (Rom. 5:8-10), por ata që janë të justifikuar me anë të gjakut të Krishtit, do të shpëtojnë nga gjykimi i tmerrshëm. Fjala "shfajësim" do të thotë që Ati e pranon vdekjen e Birit të Tij, si një shpengim i plotë për mëkatet tona (Rom. 3:23-26). Jezusi është sakrifica e pëlqyeshme, sepse Ai është qengji pa mëkat i Perëndisë.



Për më tepër, paraqitemi të shfajësuar para Perëndisë. Mendoje shfajësimin si një proçes gjyqësor, ku Jezusi merr përsipër të gjitha akuzat dhe i paguan të gjitha. Më pas, Ai merr jetën e Tij perfekte dhe na e jep ne. Në këtë pikë, kur Perëndia na vështron, ajo që Ai shikon është perfeksioni i Jezusit. Nuk jemi më fajtorë, por jemi të shfajësuar, edhe pse jo gjithmonë sillemi si të tillë.



Çfarë privilegji i jashtëzakonshëm, të jesh i drejtësuar në sytë e Perëndisë! Por kjo nuk do të thotë, që besimtarët tani mund të shkojnë dhe të bëjnë ç‘të duan. Kujto që, “Sepse u bletë me një çmim! Përlëvdoni Perëndinë, pra, në trupin tuaj (1 Kor. 6:20). Ne jemi bij të Perëndisë, por nëse fillojmë të sillemi si bij të djallit, Ati ynë qiellor që është besnik, do të përdorë disiplinën për të na sjellë ku duhet të jemi. Dhurata e drejtësimit duhet të na motivojë, që ta jetojmë jetën duke reflektuar pafajsinë tonë para Perëndisë.



Kur një marrëdhënie e karakterizuar nga ndarja dhe tjetërsimi, bëhet një marrëdhënie pranimi dhe restaurimi, kjo njihet me termin “pajtim”. Kur Adami dhe Eva nuk i'u bindën Perëndisë, marrëdhënia mes Perëndisë dhe njeriut u shkatërrua, por Perëndia mori iniciativën për të rindërtuar këtë marrëdhënie duke dërguar Birin e Tij në tokë. Me anë të gjakur në kryq, Krishti bëri të mundur pajtimin duke vendosur paqe mes Perëndisë dhe njeriut. Veç kësaj, Ai na paraqet të pafajshëm para Atit (Kol. 1:19-22). Të gjitha pengesat janë hequr dhe një marrëdhënie personale me Perëndinë është vendosur për çdo besimtar.


Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Cross & Crown

Pjesa më e madhe e Dhiatës së Re, është shkruar në mënyrë që ne të njohim Jezus Krishtin, shpëtimin që Ai siguroi me vdekjen e Tij në kryq dhe premtimin e Tij për t'u ringjallur. Në këto devocion, Dr. Charles Stanley ref...

More

Duam të falenderojmë In Touch Ministries për këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni: https://intouch.cc/yv-easter

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë