Kryq dhe KurorëShembull
Shpengimi dhe Falja
Pa gjakun e Krishtit, është e vështirë që dikush të ketë një marëdhënie me Atin qiellor. Sepse Perëndia është i shenjtë dhe mëkatet tona na bllokojnë çdo mundësi për të patur një lidhje me Të. Por me dashuri, Ai krijoi dhe filloi një rrugë pajtimi me njerëzimin e rënë. Gjaku i Jezusit siguron çdo gjë për të cilën kemi nevojë që të afrohemi me Atin.
Të “shpengosh” do të thotë “të rifitosh diçka”. Kryqëzimi i Jezus Krishtit, kishte si qëllim parësor të na nxirrte nga një jeta ku ishim skllevër të mëkatit. Ndoshta ti mendon se je një njeri mjaftueshëm i mirë dhe se nuk je skllav i mëkatit. Por pavarësisht se sa person i moralshëm mund të dukesh, çdo person ka një natyrë mëkatare (Rom. 3:23).
Për të na çliruar, një çmim duhej paguar. Por kujt? Jezusi nuk e pagoi djallin; Ai pagoi çmimin që kërkohej nga Perëndia, për të kënaqur drejtësinë e Tij të shenjtë. Te Ezekieli 18:20, thuhet: “Shpirti që mëkaton do të vdesë”. Çmimi për shpengimin tonë, ishte gjaku i Birit perfekt të Perëndisë dhe Ai u sakrifikua për ne. Për shkak se Ati pranoi pagesën e Krishtit, ne jemi çliruar nga skllavëria e mëkatit dhe kemi marrë fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, i cili nga mundëson të jetojmë të lirë në bindje të Atit.
Kur bëhet fjalë për faljen e mëkateve, shumë njerëz mendojnë se Perëndia do t’i falë ata vetëm sepse ia kërkojnë Atij. Ajo se çfarë ndoshta nuk kuptojnë, është se baza e faljes nuk është si shkak i kërkesës së tyre, por pagesa e Krishtit për borxhin e tyre. Perëndia nuk mund të falë mëkatin thjesht sepse dikush e kërkon këtë gjë. Ai është i shenjtë dhe nuk mundet të mos e verë re mëkatin, ai duhet të dënohet. Drejtësia e Tij nuk e lejon që të falë shkeljet pa u paguar.
Vetëm me anë të vdekjes zëvendësuese të Birit perfekt të Perëndisë, Ati ka një bazë të ligjshme me të cilën Ai mund të falë këdo që vjen tek Ai, me besim dhe pendim (Efes. 1:7). Asgjë nuk mund të bëjmë që të fitojmë faljen e Tij. Falja jonë sigurohet vetëm kur gjaku i Krishtit aplikohet në jetët tona.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Pjesa më e madhe e Dhiatës së Re, është shkruar në mënyrë që ne të njohim Jezus Krishtin, shpëtimin që Ai siguroi me vdekjen e Tij në kryq dhe premtimin e Tij për t'u ringjallur. Në këto devocion, Dr. Charles Stanley reflekton mbi gjakun e çmuar të Jezusit, mbi ringjalljen dhe dhuratën e Jetës së përjetshme të siguruar në favorin tënd. Bashkohu me të, duke përkujtuar çmimin që Jezusi pagoi dhe festo thellësinë dhe madhështinë e dashurisë së Perëndisë.
More