Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Kryq dhe KurorëShembull

Cross & Crown

DITA 5 NGA 7

Ringjallja—Pse Është e Rëndësishme



Po sikur Jezusi të mos ishte ringjallur? Ku do të na kishte çuar ne kjo gjë? Çfarë sigurie do të kishim për çdo gjë në jetë? Vetëbesimi ynë, mendimet mbi vdekjen, dhe shpresat tona për një ekzistencë mbas kësaj jete do të ndikoheshin.



Perëndia e dinte që ringjallja e Jezusit, do të bënte që të na lind një mori pyetjesh në mendjet tona; prandaj Ai e drejtoi Palin që të na japë disa përgjigje. Te 1 Korintasve 15:14, apostulli trajton çështjen më kryesore: Po sikur ringjallja mos të ketë ndodhur vërtet? Ai shkruan: “Por në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, predikimi ynë është i kotë dhe i kotë është edhe besimi yt.”



Kjo do të thotë se nëse ringjallja nuk do të kishte ndodhur, atëherë besimi ynë do të ishte bosh dhe i pa bazë; ne do të ishim dëshmitarë të rremë që themi gënjeshtra; të gjitha përpjekjet tona për besimin do të ishin të kota; dhe leximi i shkrimit dhe ndarja e lajmit të mirë, do të ishte një humbje kohe (1 Kor. 14:17). Të gjithë ndjekësit e Krishtit, që kishin vdekur duke besuar se ishin të destinuar për jetë të përjetshme, thjesht do të kishin humbur, shpresa e tyre për parajsën do të ishte një zhgënjim (1 Kor. 15:18). Më e keqja nga të gjitha, do të ishte se do ishim ende duke jetuar në mëkat (1 Kor 15:17), ende të fajësuar, dhe të detyruar me jetën tonë si dënim të merituar për shkeljet tona (Rom. 6:23). Pali e përmbledh në këtë mënyrë: “Në qoftë se shpresojmë në Krishtin vetëm në këtë jetë, ne jemi më të mjerët e të gjithë njerëzve” (1 Kor. 15:19).



Fatmirësisht, shpresa jonë zgjatet përtej kësaj jete, sepse Jezusi u ringjall vërtet prej së vdekurish. Perëndia, me mençurinë e Tij, na ka lënë prova të pamohueshme. Si fillim, varri që ruhej nga ushtarët Romakë, të cilët rrezikonin vdekjen nëse nuk ndiqnin urdhërat. Edhe pse kjo masë u mor, që ndjekësit e Jezusit të mos e merrnin trupin e Tij dhe të dëshmonin me falsitet për ringjalljen (Mat. 27:62-66), pavarësisht kësaj varri rezultoi të ishte bosh. Një tregues tjetër janë jetët e ndryshuara, diçka domethënëse do të ketë ndodhur, që dishepujt e trembur të Jezusit të bëhen lajmëtarë të guximshëm të ungjillit, pavarësisht kërcënimeve të dhunshme (Gjoni 20:19).



Ç‘është më e rëndësishme, vetë Jezusi premtoi se do të ringjallej prej së vdekurish (Mat. 16>21). Ai pohoi se ishte një me Atin (Gjoni 10:30), kështu që ose ishte dhe është Biri i Perëndisë së gjallë, ose Ai ishte një gënjeshtar. Gjithsesi, të dhënat tregojnë, që Ai nuk tha asnjë të pavërtetë (Gjoni 14:6). Çdo gjë që Ai premtoi ose parashikoi, ndodhi vërtet, ashtu si Ai tha se do ndodhë, përveç profecive të cilat duhet ende të ndodhin (për shembull, ardhja e Tij e dytë). Edhe këto gjithashtu, do të ndodhin një ditë ashtu si Ai ka parashikuar, sepse nuk ka asgjë të pavërtetë në Birin pa mëkat të Perëndisë (Gjoni 7:18).


Dita 4Dita 6

Rreth këtij plani

Cross & Crown

Pjesa më e madhe e Dhiatës së Re, është shkruar në mënyrë që ne të njohim Jezus Krishtin, shpëtimin që Ai siguroi me vdekjen e Tij në kryq dhe premtimin e Tij për t'u ringjallur. Në këto devocion, Dr. Charles Stanley ref...

More

Duam të falenderojmë In Touch Ministries për këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni: https://intouch.cc/yv-easter

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë