Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Kryq dhe KurorëShembull

Cross & Crown

DITA 4 NGA 7


Shenjtërimi dhe Hyrja për te Perëndia



Në momentin e shpëtimit, Jezusi të shenjtëroi duke derdhur gjakun e Tij në jetën tënde (Heb. 13:12). Kjo do të thotë, që je veçuar si bir i Perëndisë për të jetuar me Të, nga ai moment e në vazhdim. Mënyra më e mirë që kam për të përshkruar shenjtërimin, është duke e krahasuar atë me momentin kur një ngjarje përfundon. Ti je shpëtuar, je shpenguar, justifikuar, pajtuar dhe pikë. Por ky nuk është fundi. Kjo është diçka që vazhdon përgjatë gjithë jetës.



Shenjtërimi është një proçes, nëpërmjet të cilit Përendia transformon bijtë e Tij, në imazhin e Jezu Krishtit. E gjithë jeta e Krishterë, kalon në këtë proçes; ai proçes vazhdon ndërsa ne rritemi në perëndishmëri, në bindje dhe në njohjen e Perëndisë. Shpëtimi nuk është pika e mbërritjes, por është fillimi i qëllimit të Perëndisë për jetën e besimtarit. Synimi i Tij, është të ripërtërijë çdo fushë të jetës tonë, në mënyrë që ne të shndërohemi në shërbëtor besnik dhe përfaqësues të Krishtit, në një botë të humbur.



Ky proçes do të vazhdojë përgjatë gjithë jetës, sepse Shpirti i Shenjtë banon brenda nesh, duke na drejtuar dhe duke fuqizuar secilin prej nesh, për të ecur përpara. Ajo nuk do të na braktisë asnjëherë, ka gjithmonë një hap tjetër për të bërë në rrugën tonë drejt të jetuarit si të Krishterë dhe të jemi të frytshëm në shërbesën tonë për Perëndinë.



Çelësi i suksesit për këtë rrugë, është që të jemi të vendosur për të hyrë në shenjtërore, me anë të gjakut të Jezusit (Heb. 10:19-22). Në Dhiatën e Vjetër, i Shenjti i të Shenjtëve, banonte në dhomën e brendshme të tabërnakullit ose tempullit, ku Perëndia qëndronte mbi arkën e besëlidhjes. Kryeprifti, ishte personi i vetëm që mund të hynte në vendin më të shenjtë, dhe ai këtë gjë mund ta bënte vetëm njëherë në vit, për të bërë blatim për vete dhe për kombin. Duke u përgatitur me kujdes me anë të ritualeve të shenjta, ai mund të hynte me gjakun e kafshëve që e përhapte mbi fronin e mëshirës.



Sot, e vetmja arsye pse të Krishterët mund të afrohen drejt Perëndisë, është sepse në aspektin shpirtëror, ata janë të mbuluar me gjakun e Jezusit. Kur Jezusi e ofroi jetën e Tij si një sakrificë për mëkatin e botës, veli i tempullit, që ndante Perëndinë nga njeriu, u nda në dysh nga fillimi në fund. Kjo ngjarje e mbinatyrshme, ka si domethënie pranimin nga Ati i sakrificës së Jezusit, gjë e cila hapi rrugën për të qenë në praninë e Tij.



Për shkak se nuk kemi marrë pjesë, në sistemin e sakrificës të Dhiatës së Vjetër, shpesh e marrim për të mirëqënë faktin që të shkojmë në praninë e Zotit. Nuk është nevoja që të sakrifikojmë një qengj për t’ju afruar Perëndisë. Sa herë shkojmë para fronit të Atit në lutje, është sikur Jezusi të na shikojë dhe të thotë, “Ja ku është njëri prej Nesh... gjaku është derdhur mbi të.”

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Cross & Crown

Pjesa më e madhe e Dhiatës së Re, është shkruar në mënyrë që ne të njohim Jezus Krishtin, shpëtimin që Ai siguroi me vdekjen e Tij në kryq dhe premtimin e Tij për t'u ringjallur. Në këto devocion, Dr. Charles Stanley ref...

More

Duam të falenderojmë In Touch Ministries për këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni: https://intouch.cc/yv-easter

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë