Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Kryq dhe KurorëShembull

Cross & Crown

DITA 6 NGA 7

Sepse Ai Është Gjallë

Fakti që Jezusi u ringjall prej së vdekurish na jep sigurinë absolute, të padiskutueshme për çdo gjë në të cilën besojmë. Para së gjithash, kemi besimin dhe dimë që Zoti ynë është gjallë. Jezusi nuk ishte thjesht një mësues ose predikues shëtitës; Ai deklaroi se është Mesia, Biri i Perëndisë së gjallë (Mat. 16: 16-17). Zoti i tha dishepujve të Tij se kush sheh atë, ka parë Atin (Gjoni. 14:9); dhe në fakt, kjo ishte arsyeja pse Ai erdhi, të zbulojë Atin qiellor kështu që ne të mund të kuptojmë se si është Ai.

Të gjitha besimet e tjera, kanë të ashtuquajturin zot të tyre, por ne e dimë se ku janë varrosur udhëheqësit e tyre, dhe kjo ve në dyshim "hyjninë" e tyre. Krishti u ringjall prej së vdekurish, për të vërtetuar dhe për të qartësuar njëherë e përgjithmonë, faktin që Perëndia ynë është i vetmi Perëndi i vërtetë, krijuesi i të gjitha gjërave. Ai na krijoi ne, dhe ne s’mund ta krijojmë Atë. Ai të cilin ne adhurojmë është i gjallë, jo i vdekur, i pajetë apo thjesht një ide e krijuar në mendjen e njeriut. Mendo pak për këtë; Nëse nuk beson që Jezus Krishti është ringjallur prej së vdekurish, atëherë ose adhuron diçka tjetër ose nuk adhuron fare, një situatë të cilën Isaia e konsideron qesharake dhe Pali e sheh me keqardhje. Pse? Sepse njerëzit pa Krishtin e gjallë nuk kanë siguri për asgjë.

Ndoshta tani je duke menduar, Në rregull, nëse Krishti është i gjallë, atëherë ku ndodhet? Çfarë është duke bërë? Shkrimi e shpjegon fare qartë, që Jezusi është ulur në të djathtë të Perëndisë, duke ndërmjetësuar për ne (Heb. 7:25; 10:12). Ai është një Perëndi i gjallë i cili kujdeset, është i dashur, i dëgjon dhe i përgjigjet lutjeve tona. Ai ëshë Zoti që na fal, që vazhdimisht ndërmjetëson për ne. Për më tepër, Zoti ynë Jezus është Perëndia Bir, i cili është duke përgatitur një vend për secilin nga ne që beson në Të (Gjoni 14:2). Ai është shpëtimtari i ringjallur që u premtoi dishepujve të Tij se, edhe pse Ai po largohej, nuk do t’i linte vetëm. Jezusi i siguroi ata, që do të dërgonte Frymën e Shenjtë që do i drejtonte dhe do i mësonte ndjekësit e Tij, deri në rikthimin e Tij (Gjoni 14: 16, 18).

Prandaj sot, çdo besimtar është i mbushur me Frymën e Shenjtë të Perëndisë, duke filluar nga momenti kur ai ose ajo pranon Krishtin si Shpëtimtar. Si të Krishterë, jemi të vulosur përgjithmonë deri në ditën e shpengimit, kur ne të thirremi në shtëpinë tonë në qiell. Perëndia ynë është i gjallë dhe i pranishëm në jetën e fëmijëve të Tij, dhe është i gatshëm të shpëtojë këdo që ka dëshirë të rrëfejë mekatet dhe të pranojë dhuratën e faljes që Ai e jep falas.

Dita 5Dita 7

Rreth këtij plani

Cross & Crown

Pjesa më e madhe e Dhiatës së Re, është shkruar në mënyrë që ne të njohim Jezus Krishtin, shpëtimin që Ai siguroi me vdekjen e Tij në kryq dhe premtimin e Tij për t'u ringjallur. Në këto devocion, Dr. Charles Stanley reflekton mbi gjakun e çmuar të Jezusit, mbi ringjalljen dhe dhuratën e Jetës së përjetshme të siguruar në favorin tënd. Bashkohu me të, duke përkujtuar çmimin që Jezusi pagoi dhe festo thellësinë dhe madhështinë e dashurisë së Perëndisë.

More

Duam të falenderojmë In Touch Ministries për këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni: https://intouch.cc/yv-easter