Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Kryq dhe KurorëShembull

Cross & Crown

DITA 1 NGA 7

Gjaku i Çmuar i Jezusit

Kur ka qënë hera e fundit, që ke dëgjuar një mesazh ose ke kënduar një këngë rreth gjakut të Jezusit? Disa kisha e shikojnë këtë concept si të vjetëruar ose dhe si të frikshëm. Këngët që përmendin "gjakun" e Jezusit, janë hequr dhe nga librat e këngëve të himneve. Edhe pse pa atë, nuk ka asnjë shpresë që të kemi një mardhënie me Perëndinë, nuk ka siguri për shpëtimin, dhe nuk ka besim se lutjet tona dëgjohen.

Shkrimi asnjëhëre nuk e shmang të përmend gjakun. Në fakt, ai na shfaqet si një linjë e kuqe nga Zanafilla deri te Zbulesa. Nëse heqim nga Bibla përmendjen e gjakut, atëherë ajo që ngelet, është thjesht një libër historik dhe letrar. Çdo gjë që Perëndia e konsideron të rëndësishme, nuk duhet të shpërfillet asnjëherë.

Te Levitiku 17:11, na thuhet se Perëndia vendosi që gjaku të shërbejë për shlyerje, sepse “Jeta e Mishit” është në të. Fjala “shlyerje”, e cila përdoret në Dhiatën e Vjetër, do të thotë “të mbulosh.” Në sistemin sakrifikues të adhurimit të vendosur nga Perëndia, mëkatet e njerëzimit shlyeshin nga gjaku i kafshëve të pafajshme .

Serioziteti i mëkatit, na zbulohet nëpërmjet kostos së shlyerjes se—paga është vdekja; dhe ajo duhet të paguhet, ose nga fajtori ose nga një zëvëndësues i pranueshëm. Për të mbuluar shkeljet, kafshët që flijoheshin duhet të ishin të pameta dhe perfekte. Çdo sakrificë e ofruar në altar, ishte një përmbushje e dënimit që kërkohej nga ligji i Perëndisë.

Sistemi i sakrificës u mësoi njerëzve që Perëndia është i shenjtë, shkelja duhet të dënohet dhe shlyerja e mëkatit, bëhet vetëm përmes derdhjes së gjakut. Kjo marrëveshje, ishte një paralajmërim i asaj që do të vinte më pas. Meqënëse sakrifica e kafshëve mund të mbulonte vetëm mëkatin, duhej një “qengj përfundimtar” për të hequr të gjithë ligësinë e njeriut.

Një ditë, teksa Gjon Pagëzori po qëndronte në lumin Jordan, “Qengji i Perëndisë që heq mëkatin e botës”, hyn në skenën e historisë njerëzore (Gjoni 1:29). Sakrifica perfekte për mëkatin, tashmë kishte ardhur. Ai ishte “I paranjohuri përpara krijimit të botës” dhe erdhi të përmbushë planin e mrekullueshëm të Perëndisë, për faljen e mëkateve duke derdhur gjakun e Tij të çmuar (1 Pjetrit 1:18-20).

Jezusi nuk ishte thjesht një njeri. Ai ishte Biri i Perëndisë, i mishëruar në një trup njerëzor. Lindja e Tij ishte e mbinatyrshme, sepse Ai u ngjiz nga Fryma e Shenjtë në trupin e një të virgjëre. Duke qënë se nuk u transferua asnjë mëkat nga babai i tij, Jezusi ishte qengji perfekt dhe i panjollë i Perëndisë. Ai ishte i vetmi që kishte një jetë të panjollë dhe për këtë, ishte sakrifica e përshtatshme për mëkatin e gjithë njerëzimit.

Dita 2

Rreth këtij plani

Cross & Crown

Pjesa më e madhe e Dhiatës së Re, është shkruar në mënyrë që ne të njohim Jezus Krishtin, shpëtimin që Ai siguroi me vdekjen e Tij në kryq dhe premtimin e Tij për t'u ringjallur. Në këto devocion, Dr. Charles Stanley reflekton mbi gjakun e çmuar të Jezusit, mbi ringjalljen dhe dhuratën e Jetës së përjetshme të siguruar në favorin tënd. Bashkohu me të, duke përkujtuar çmimin që Jezusi pagoi dhe festo thellësinë dhe madhështinë e dashurisë së Perëndisë.

More

Duam të falenderojmë In Touch Ministries për këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni: https://intouch.cc/yv-easter