Eliseu: Rrëfimi i Një Besimi QesharakShembull
Tek 2 i Mbretërve 4:38-44, Eliseu vazhdon të bëjë mrekulli që janë të ngjashme me mrekullitë e Jezusit. Në mrekullinë e parë, Eliseu pastron helmin në një supë që ishte bërë për profetët. Mrekullia e dytë konsiston në faktin që Eliseu shumëfishon 20 bukë elbi, në mënyrë që të bëhej më se e mjaftueshme për të ushqyer 100 burra. Këto mrekulli janë një shembull tjetër, sesi Zoti e përdor Eliseun për të përmbushur nevojat e të tjerëve. Shanset janë që ti ke pasur ndonjë "supë të helmuar" në jetën tënde, që Zoti i ka sjellë shërim. Ndoshta ishte diçka fizike ose diçka e brendshme brenda zemrës ose mendjes tënde. Ndoshta ti ke diçka helmuese në jetën tënde tani, që nuk mund ta heqësh vetë dhe mund të hiqet vetëm me fuqinë e Zotit. Ashtu siç bëri Ai me diçka të thjeshtë si supën, Zoti mund të heqë çdo helm nga jeta jote dhe të të bëjë të ri dhe të shëndetshëm edhe një herë. Nga cili helm e ka shëruar Zoti jetën tënde? Nga çfarë helmi mund të të duhet që Zoti të shërojë nga jeta jote tani?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Eliseu është një nga njerëzit më tërheqës që gjenden në fjalën e Perëndisë. Ai ishte një profet, besimi dhe mrekullitë e të cilit duken gati qesharake. Gjatë këtij plani leximi 13 ditor, do të lexosh për jetën e Eliseut dhe do të mësosh nga shembulli i tij, se si mund të duket jeta kur i lë gjërat në dorën e Zotit dhe vendos të jetosh me një besim qesharak.
More
We would like to thank Pastor Craig Groeschel and Life.Church for providing this plan. For more information, please visit: www.Life.Church