Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Eliseu: Rrëfimi i Një Besimi QesharakShembull

Elisha: A Tale Of Ridiculous Faith

DITA 9 NGA 13

Jeta e Eliseut dukej plot me momente të çuditshme dhe qesharake. Një nga më të çuditshmet vjen te 2 i Mbretërve 6:1-7. Në këtë pasazh gjejmë një grup profetësh që presin pemë me sëpata, që do të përdoren për të ndërtuar shtëpi të reja. Një prej profetëve humbet hekurin e sëpatës në ujë, dhe ai mërzitet sepse ishte e huazuar. Eliseu përgjigjet duke marrë një copë druri dhe duke e hedhur në të njëjtin vend në ujë ku ra hekuri i sëpatës. Hekuri i sëpatës menjëherë ngrihet përsëri në sipërfaqe. Kur e lexon për herë të parë këtë histori, mund të duket sikur nuk ka asnjë qëllim, por ka shumë për të mësuar nga kjo histori. Zoti kujdeset për atë që ke humbur. Asnjë shqetësim nuk është shumë i vogël për Perëndinë tonë, madje edhe një hekur sëpate i humbur.

Çfare ke humbur? A ke humbur një bekim, një marrëdhënie, paqe, siguri financiare, reputacionin tënd, apo diçka tjetër? Lajmi i mirë është se Zoti kujdeset aq shumë për gjithçka që ke humbur, saqë Ai mund të të ndihmojë të rimarrësh atë që ke humbur. Zoti mund të të ndihmojë të gjesh atë që ke humbur, duke filluar të shikosh aty ku ka rënë. Kthehu atje ku ke dalë jashtë rruge dhe lejo që Zoti të të ndihmojë për të të kthyer në rrugën e duhur. Ndoshta do të duhet të ndalosh diçka dhe të fillosh të bësh diçka ndryshe. Hekuri i sëpatës tënde nuk është zhdukur; është pikërisht aty ku e ke lënë. Zoti mund ta sfidojë gravitetin për të ta kthyer atë. Çfarë ke humbur që ke nevojë për Perëndinë të të ndihmoj ta rimarrësh? Si do të vazhdosh ta bësh atë?

Shkrimet e Shenjta

Dita 8Dita 10

Rreth këtij plani

Elisha: A Tale Of Ridiculous Faith

Eliseu është një nga njerëzit më tërheqës që gjenden në fjalën e Perëndisë. Ai ishte një profet, besimi dhe mrekullitë e të cilit duken gati qesharake. Gjatë këtij plani leximi 13 ditor, do të lexosh për jetën e Eliseut dhe do të mësosh nga shembulli i tij, se si mund të duket jeta kur i lë gjërat në dorën e Zotit dhe vendos të jetosh me një besim qesharak.

More

We would like to thank Pastor Craig Groeschel and Life.Church for providing this plan. For more information, please visit: www.Life.Church