Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Eliseu: Rrëfimi i Një Besimi QesharakShembull

Elisha: A Tale Of Ridiculous Faith

DITA 12 NGA 13

2 i Mbretërve 8:1-6 është një histori qesharake e rastësisë. Në këtë fragment ne shohim kthimin e gruas Shunamite, djali i së cilës u ngrit nga vdekja nga Eliseu në 2 Mbretërve 4. Gruaja vendos të kthehet në Izrael si rezultat i një zije për bukë. Kur ajo kthehet për të parë mbretin, ajo hyn në momentin që ndihmësi i Eliseut, Gehazi, po i tregonte mbretit se si ishte djali i saj ishte ringjallur nga vdekja. Ai moment qesharak i rastësisë e bëri mbretin t'i kthente gruas tokën e saj. Për Zotin nuk ka diçka të tillë si rastësia.

Mendo për ato momente në jetën tënde që ke menduar se ishin rastësi. Shanset janë që ti të mund të shikosh prapa dhe të shohësh Zotin në punë dhe se ajo që ke menduar se ishte një rastësi, ishte me të vërtetë një takim hyjnor që Zoti kishte planifikuar për ty. Më e rëndësishmja, ti duhet ta mbash veten në dispozicion për ato takime hyjnore, sepse Zoti do t'i programojë ato përsëri. Bëhu i guximshëm në besimin tënd dhe në vend që të presësh që Zoti t’i sjellë ato "rastësi" në jetën tënde, ji proaktiv dhe kërkoji Zotit që t'i sjellë këto momente në jetën tënde më shpesh. Mos harro, nuk ka diçka të tillë si rastësi, kur e bën veten tënde plotësisht të hapur për tu përdorur nga Zoti. Përshkruaj një kohë kur ke përjetuar një rastësi. Si e ke parë Zotin në punë në këtë situatë?

Shkrimet e Shenjta

Dita 11Dita 13

Rreth këtij plani

Elisha: A Tale Of Ridiculous Faith

Eliseu është një nga njerëzit më tërheqës që gjenden në fjalën e Perëndisë. Ai ishte një profet, besimi dhe mrekullitë e të cilit duken gati qesharake. Gjatë këtij plani leximi 13 ditor, do të lexosh për jetën e Eliseut dhe do të mësosh nga shembulli i tij, se si mund të duket jeta kur i lë gjërat në dorën e Zotit dhe vendos të jetosh me një besim qesharak.

More

We would like to thank Pastor Craig Groeschel and Life.Church for providing this plan. For more information, please visit: www.Life.Church