Eliseu i kishte thënë gruas që i kishte ngjallur djalin: «Ngrihu e ik me gjithë familjen tënde dhe shkoni për të banuar në ndonjë vend të huaj, sepse ZOTI do të dërgojë në këtë vend urinë, e cila do të zgjatë shtatë vjet». Gruaja ishte ngritur, siç i kishte thënë njeriu i Perëndisë, dhe ishte larguar bashkë me familjen e saj e kishte banuar në vendin e filistinëve për shtatë vjet. Pas shtatë vjetësh, ajo u kthye nga vendi i filistinëve dhe shkoi t'i kërkojë mbretit, që t'i kthehej shtëpia dhe ara. Mbreti po bisedonte me Gehazin, shërbëtorin e njeriut të Perëndisë, të cilin e kishte pyetur: «Më trego, të lutem, të gjitha bëmat e mëdha të Eliseut». Gehazi po i tregonte mbretit sesi Eliseu kishte ngjallur një të vdekur, kur ia behu gruaja, së cilës Eliseu i kishte ngjallur djalin, për t'i kërkuar mbretit që t'i kthehej shtëpia dhe ara. Atëherë Gehazi tha: «Imzot mbret, kjo është gruaja dhe ky është djali i saj, të cilin Eliseu e ngjalli!». Mbreti e pyeti gruan dhe ajo i tregoi ngjarjen. Atëherë mbreti urdhëroi njërin nga zyrtarët e tij e i tha: «Kthejini asaj të gjithë pronat dhe të gjitha të ardhurat e arës së saj, që nga dita kur ajo u largua nga vendi e deri tani».
Lexo 2 Mbretërve 8
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Mbretërve 8:1-6
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video