2 i Mbretërve 8:1-6
2 i Mbretërve 8:1-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Eliseu i kishte thënë gruas që i kishte ngjallur djalin: «Ngrihu e ik me gjithë familjen tënde dhe shkoni për të banuar në ndonjë vend të huaj, sepse ZOTI do të dërgojë në këtë vend urinë, e cila do të zgjatë shtatë vjet». Gruaja ishte ngritur, siç i kishte thënë njeriu i Perëndisë, dhe ishte larguar bashkë me familjen e saj e kishte banuar në vendin e filistinëve për shtatë vjet. Pas shtatë vjetësh, ajo u kthye nga vendi i filistinëve dhe shkoi t'i kërkojë mbretit, që t'i kthehej shtëpia dhe ara. Mbreti po bisedonte me Gehazin, shërbëtorin e njeriut të Perëndisë, të cilin e kishte pyetur: «Më trego, të lutem, të gjitha bëmat e mëdha të Eliseut». Gehazi po i tregonte mbretit sesi Eliseu kishte ngjallur një të vdekur, kur ia behu gruaja, së cilës Eliseu i kishte ngjallur djalin, për t'i kërkuar mbretit që t'i kthehej shtëpia dhe ara. Atëherë Gehazi tha: «Imzot mbret, kjo është gruaja dhe ky është djali i saj, të cilin Eliseu e ngjalli!». Mbreti e pyeti gruan dhe ajo i tregoi ngjarjen. Atëherë mbreti urdhëroi njërin nga zyrtarët e tij e i tha: «Kthejini asaj të gjithë pronat dhe të gjitha të ardhurat e arës së saj, që nga dita kur ajo u largua nga vendi e deri tani».

2 i Mbretërve 8:1-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Eliseu i tha gruas, djalin e së cilës e kishte ringjallur: "Çohu dhe shko jashtë, ti me gjithë familjen tënde, për të banuar ku të mundesh, sepse Zoti ka vendosur të pllakosë zia, që do të zgjasë shtatë vjet në vend". Kështu gruaja u ngrit dhe veproi sipas fjalës së njeriut të Perëndisë; iku me familjen e saj dhe banoi në vendin e filistenjve shtatë vjet. Si kaluan shtatë vjet, gruaja u kthye nga vendi i filistenjve dhe shkoi te mbreti për t'i kërkuar shtëpinë dhe tokat e veta. Mbreti ishte duke folur me Gehazin, shërbëtorin e njeriut të Perëndisë, dhe i thoshte: "Tregomë, të lutem, tërë veprat e mëdha që ka bërë Eliseu". Pikërisht, ndërsa ai i tregonte mbretit se si Eliseu e kishte ringjallur të vdekurin, ja ku u paraqit gruaja, së cilës ai i kishte ringjallur të birin, për t'i kërkuar mbretit shtëpinë dhe tokat e veta. Atëherë Gehazi tha: "O mbret, o imzot, kjo është gruaja dhe ky është biri që Eliseu ka ringjallur". Mbreti e pyeti gruan dhe ajo i tregoi ngjarjen; atëherë mbreti ngarkoi një funksionar, të cilit i tha: "Ktheja tërë atë që i përkasin dhe të gjitha të ardhurat e tokave, nga dita e largimit të saj nga vendi ynë deri më tani".