Ndërkohë në vend kishte rënë zia e bukës. Eliseu u kthye në Gilgal dhe para tij rrinin ulur bijtë e profetëve. Atëherë Eliseu i tha shërbëtorit të vet: «Vër në zjarr rrethjen e madhe e gatuaj një gjellë për bijtë e profetëve». Njëri prej bijve të profetëve shkoi nëpër ara për të mbledhur barishte për gjellën dhe gjeti një bimë të egër kacavjerrëse. I voli boçat e bimës, mbushi gunën dhe pasi u kthye, i preu në copa e i hodhi në rrethjen e gjellës, pa e ditur se ç'ishin. Kur u dhanë për të ngrënë, ata e provuan gjellën e thirrën: «Në rrethje na pret vdekja, o njeri i Perëndisë!». Askush nuk hëngri dot. Atëherë Eliseu tha: «Më sillni miell!». E hodhi miellin në rrethje e tha: «Jepuni njerëzve për të ngrënë!». Dhe nuk pati më asgjë të keqe. Një herë erdhi një njeri nga Baal Shalishahu dhe i solli njeriut të Perëndisë njëzet bukë elbi nga korrja e parë dhe disa kallinj të freskët gruri. Eliseu tha: «Jepu njerëzve të hanë». Por shërbëtori i tij i tha: «Si t'ua vë këto përpara njëqind burrave?». Eliseu i tha: «Jepu njerëzve të hanë, sepse kështu thotë ZOTI: do të hanë e do t'u teprojnë». Shërbëtori ua vuri përpara burrave dhe ata hëngrën e u teproi, sipas fjalës së ZOTIT.
Lexo 2 Mbretërve 4
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Mbretërve 4:38-44
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video