Eliseu: Rrëfimi i Një Besimi QesharakShembull
A ndihesh i mbingarkuar me shumë përgjegjësi dhe sfida me të cilat përballesh në çdo hap? A ndihesh sikur ke mbaruar mundësitë dhe po jeton jetën në boshllëk? Këtë ka të ngjarë të ndjente gruaja e profetit që vdiq te 2 Mbretërve 4:1-7. Me vdekjen e burrit të saj, ajo ishte në telashe të dëshpëruara financiare dhe kishte frikë të humbte gjithçka që kishte--përfshirë dhe djemtë e saj--para kreditorëve. Ajo i kërkoi ndihmë Eliseut. Kur ai e pyeti se çfarë kishte ajo në shtëpi për të punuar, ajo u përgjigj se nuk kishte asgjë për të punuar, përveç një kavanozi të vogël vaji. Ndoshta mund të ndihesh njësoj si gruaja e ve në këtë, kur nuk mendon se ke mjaftueshëm, ndihesh i dëshpëruar dhe përqendrohesh vetëm në kufizimet e tua. Zoti e sheh problemin tënd shumë ndryshe nga mënyra se si e sheh ti.
Në të gjithë shkrimin e shenjtë, ne shohim shembuj sesi Zoti është mjeshtër për të bërë shumë me pak dhe kjo histori është një shembull tjetër i shkëlqyeshëm. Bota mund ta shohë këtë si të palogjikshme ose qesharake, por Zoti nuk e sheh ashtu. Perëndia mori një enë me vaj dhe e shumoi në mënyrë që gruaja e ve të mund të paguante borxhet e saj. Gjatë atyre kohërave kur ndihesh i mbingarkuar dhe ke mbaruar mundësitë, mos harro se ajo që ke, është gjithçka që i duhet Zotit. Zoti të ka dhënë gjithçka që të nevojitet. Ku në jetë ndihesh i mbingarkuar dhe sikur nuk të ka mbetur asgjë? Cilat janë disa nga gjërat që ke dhe që mund të të ndihmojnë në ndryshimin e fokusit tënd?

Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Eliseu është një nga njerëzit më tërheqës që gjenden në fjalën e Perëndisë. Ai ishte një profet, besimi dhe mrekullitë e të cilit duken gati qesharake. Gjatë këtij plani leximi 13 ditor, do të lexosh për jetën e Eliseut dhe do të mësosh nga shembulli i tij, se si mund të duket jeta kur i lë gjërat në dorën e Zotit dhe vendos të jetosh me një besim qesharak.
More
We would like to thank Pastor Craig Groeschel and Life.Church for providing this plan. For more information, please visit: www.Life.Church