Eliseu: Rrëfimi i Një Besimi QesharakShembull
Kapitulli 3 tek 2 i Mbretërve, është një histori tërheqëse ku gjejmë të tre mbretërit e Izraelit, të Judës dhe të Edomit që i bashkojnë forcat, për të hyrë në një betejë që ata mendonin se mund ta fitonin me lehtësi, por gjërat nuk shkuan siç ishin planifikuar. Dhe më pas mbretërit i kërkojnë ndihmë Eliseut, që t’i ndihmonte me këtë betejë. Përgjigjja që Eliseu u jep mbretërve, nuk ishte ajo që ata prisnin. Eliseu u thotë atyre (në Versionin e Mbretit Xhejms), që të shkojnë dhe të hapin kanale dhe që Perëndia do t'i mbushte kanalet me ujë, me të cilat do të mbajnë gjallë ushtritë dhe bagëtitë e tyre. Nëse e bëjnë këtë, Eliseu u thotë mbretërve se Zoti do t'ua japë Moabin në duart e tyre. Ka mundësi që mbretërit ta kenë konsideruar kërkesën e Eliseut paksa qesharake, por ata i besuan premtimit të Perëndisë dhe vepruan siç iu kërkua.
Kjo histori flet e tëra për besimin. Vetëm Zoti mund të dërgojë ujin, por ai dëshiron që ti të hapësh kanalet. Nëse dëshiron të shohësh pak ujë në jetën tënde, atëherë hap një kanal. Besimi i vërtetë vepron dhe beson shumë, por ti duhet të jesh i gatshëm të fillosh me pak. Zoti nuk trembet nga madhësia e vizionit tënd. Shumë veta nuk kanë një vizion të madh sa duhet, por për më tepër ata nuk fillojnë as me pak. Si e hap një kanal? Merre "lopatën" tënde dhe godite dheun një "lopatë" me radhë. Nuk mund të presësh që Zoti të të japë gjëra të mëdha, nëse nuk fillon me gjëra të vogla. Beso shumë. Fillo me pak. Vendose në veprim besimin tënd duke hapur disa kanale. Çfarë vizioni të madh ke për të cilin të duhet ndihma e Perëndisë për ta realizuar? Çfarë kanalesh të vogla të duhet të hapësh për të filluar procesin për ta bërë realitet këtë vizion?

Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Eliseu është një nga njerëzit më tërheqës që gjenden në fjalën e Perëndisë. Ai ishte një profet, besimi dhe mrekullitë e të cilit duken gati qesharake. Gjatë këtij plani leximi 13 ditor, do të lexosh për jetën e Eliseut dhe do të mësosh nga shembulli i tij, se si mund të duket jeta kur i lë gjërat në dorën e Zotit dhe vendos të jetosh me një besim qesharak.
More
We would like to thank Pastor Craig Groeschel and Life.Church for providing this plan. For more information, please visit: www.Life.Church