Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 8 NGA 364

Zanafilla 2:15

ZOTI Perëndi e mori, pra, njeriun dhe e futi në kopshtin e Edenit, me qëllim që ta punonte dhe ta ruante.

Një kopsht i bukur

Toka ishte e bukur, por ekzistonte një vend më i bukur: kopshti i Edenit. Adami dhe Eva qenë lejuar të jetonin në atë kopsht. Atje kishte shumë pemë me fruta të shijshme. Adami dhe Eva mund të hanin frytet e gjithë atyre pemëve, përveç të një peme: pemës së njohjes të së mirës dhe së keqes. Perëndia tha: “Nëse ha nga ajo pemë, do të vdesësh.” Adami dhe Eva dëshironin të bënin atë çfarë Perëndia u tha. Ata e njihnin mirë Perëndinë, ashtu siç ti njeh një mik. Perëndia i tha Adamit dhe Evës: “Kujdesuni mirë për këtë kopsht të bukur.” Adami dhe Eva kështu vepruan.

Shkrimet e Shenjta

Dita 7Dita 9

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al