Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 2:3
Dhe Perëndia e bekoi ditën e shtatë dhe e shenjtëroi, sepse atë ditë Perëndia pushoi nga gjithë vepra që kishte krijuar dhe bërë.
Perëndia pushoi nga vepra e Tij.
Perëndia e kishte mbaruar veprën e Tij. Çfarë do të bënte Ai ditën e shtatë? Ai pushoi nga vepra e Tij. Jo sepse Ai ishte i lodhur, Perëndia nuk lodhet kurrë. Por sepse Ai donte të shikonte gjithçka që kishte bërë. Dhe pa që ishte shumë mirë! Perëndia tha: Unë do të pushoj ditën e shtatë. Edhe njerëzit duhet ta bëjnë këtë. Ata lejohen të punojnë gjashtë ditë, por ditën e shtatë duhet të pushojnë. Kjo është dita Ime. Atëherë ata do të mendojnë për Mua dhe do të jenë të kënaqur për atë që kam bërë dhe që ende bëj. Kjo është arsyeja pse të krishterët në ditën e pushimit shkojnë në kishë, në shtëpinë e Perëndisë, për të dëgjuar atje për Të, për t'ju lutur Atij dhe për të kënduar për Të.
Mendo rreth kësaj...
Në gjashtë ditë Perëndia krijoi qiellin dhe tokën, kafshët dhe njeriun.
Njerëzit e parë u quajtën Adam dhe Evë. Ata u krijuan sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë. Kjo do të thotë: ata dukeshin si Perëndia dhe i bindeshin Atij. Perëndia të ka krijuar edhe ty. A i bindesh edhe ti Atij?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al