Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 10 NGA 364

Zanafilla 3:6

Dhe gruaja pa që pema ishte e mirë për t’u ngrënë, që ishte e këndshme për sytë dhe që pema ishte e dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë; dhe ajo mori nga fruta e saj, e hëngri dhe i dha edhe burrit të saj që ishte me të, dhe hëngri edhe ai.

Eva dhe Adami i vënë veshin djallit.

Eva pa pemën. Frutat dukeshin të shijshme! Ajo mori një dhe… e hëngri. Pas kësaj Eva nuk ishte më e lumtur. Ajo dëgjoi djallin. Eva nuk iu bind Perëndisë. Ajo e ndjeu këtë në zemrën e saj. Eva thirri dhe Adamin. “Adam ha edhe ti pak nga frytet e kësaj peme, janë të mira.” Adami veproi ashtu siç i tha Eva. Pas kësaj as Adami nuk ishte më i lumtur. Të dy u treguan të pabindur. Ata kishin mëkatuar. A do të vdisnin ata tani?

Shkrimet e Shenjta

Dita 9Dita 11

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al