Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 3:9
Atëherë ZOTI Perëndi thirri njeriun dhe i tha: «Ku je?».
Perëndia gjen Adamin dhe Evën.
Perëndia u afrua! Adami dhe Eva e dëgjuan zërin e Tij. Herë të tjera ata ishin gjithmonë të lumtur kur Perëndia vinte. Por kësaj here ata nuk ishin. Tani kishin frikë. Ata u fshehën në shkurre. Perëndia e thirri Adamin: “Ku je?”. Adami tha: “Ja ku jam, jam fshehur, sepse jam lakuriq.” “Kush ta tha këtë?” – pyeti Perëndia. “Mos vallë keni ngrënë nga pema?” Adami iu përgjigj: “Eva më dha të ha nga pema dhe unë hëngra”. Por Eva i tha: “Gjarpri më tha se duhet ta haja.” A e dëgjove? Ata fajësojnë dikë tjetër për faktin që kanë ngrënë nga ajo pemë. Ata nuk e kanë dëgjuar Perëndinë dhe ky është mëkat.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al