Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jeto një jetë të mbushur me qëllim!Shembull

Jeto një jetë të mbushur me qëllim!

DITA 7 NGA 7

“Bashkësia me të krishterët”

T’u japësh inkurajim, dashuri dhe forcë besimtarëve të tjerë është një nga prioritetet tona më të mëdha. E vërteta është se ne kemi nevojë për njëri-tjetrin. Kështu e ka krijuar Perëndia. Ai nuk do që askush “të shkojë vetëm.”

“Dhe le të kujdesemi për njeri tjetrin, për t’u nxitur për dashuri dhe vepra të mira, pa hequr dorë nga të mbledhurit bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njeri tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet.” Hebrenjve 10:24-25

E vërteta është se ndërtimi i marrëdhënieve me të krishterët e tjerë është e rëndësishme për rritjen tonë. Perëndia shpesh cakton për ne “takime hyjnore”, që t'u shërbejmë, ose ta inkurajojmë njëri-tjetrin siç dimë vetëm ne.

“Dy vlejnë më mirë se një i vetëm, sepse kanë një shpërblim të mirë për mundin e tyre. Në fakt në se rrëzohen, njeri ngre tjetrin; por mjerë ai që është vetëm dhe rrëzohet, sepse nuk ka njeri që ta ngrerë! Kështu gjithashtu në se dy veta flenë bashkë, ata kanë mundësi të ngrohen; por ai që është vetëm si do t’ia bëjë të ngrohet? Në rast se dikush mund të mposhtë atë që është vetëm, dy veta mund t’i rezistojnë; një litar tresh nuk këputet aq shpejt.” Predikuesi 4:9-12

Parimi i forcës te numrat vlen edhe për të krishterët, dhe të pasurit e marrëdhënieve të forta me bashkëbesimtarët na ndihmon të rritemi në ecjen tonë me Perëndinë!

Plani i Perëndisë në vendosjen e kishës lokale ishte që ti të lidhesh me besimtarët e tjerë. Përfshihu dhe gëzo përfitimet e dhënies dhe marrjes së bekimeve nga vëllezërit dhe motrat e tua në Krishtin!

Dita 6

Rreth këtij plani

Jeto një jetë të mbushur me qëllim!

Jeta e gëzuar dhe e mbushur me qëllim themelohet në marrëdhënie, dashuri dhe besim. Nëse po kërkon më shumë qartësi në planin e Perëndisë për jetën tënde, vëre në veprim këtë plan që të të ndihmojë ta përqëndrosh atë që kërkon dhe zbulimin tënd. Marrë nga libri, “Jashtë kësaj bote: Një manual i krishterë për rritje dhe qëllim” nga David J. Swandt

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Twenty20 Faith, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.twenty20faith.org/devotion1?lang=sq